Lajme Zone
Aktet e dhunës ndaj biznesit në protesta, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Cenohen investimet, angazhohuni në dialog!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aktet e dhunës ndaj biznesit në protesta, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Cenohen investimet, angazhohuni në dialog!

Dhoma Amerikane e Tregtisë shpreh shqetësimin për dëmtimet e aktivitetit të bizneseve gjatë ditëve të fundit. Ajo u bën thirrje aktorëve të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog, ndërsa paralajmëron se paqëndrueshmëria dhe mungesa e sigurisë mund të dëmtojnë ekonominë dhe besimin e investitorëve vendas e të huaj.

Bizneset amerikane janë të shqetësuara për tensionet dhe aktet e dhunës në protestat e tetorit. Në një deklaratë Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri thotë se anëtarët ngrenë shqetësime serioze për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit. “Paqëndrueshmëria e zgjatur mund të kërcënojë vazhdimësinë dhe ekzistencën e bizneseve, me pasoja afatgjata për ekonominë në tërësi. Është po aq shqetësuese që pasiguria lidhur me mbrojtjen e njerëzve dhe pronës mund të cenojë besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, duke ndikuar në vendimet e tyre për investime në Shqipëri”, thuhet në deklaratë. Dhoma Amerikane e Tregtisë u bën thirrje të gjithë aktorëve të veprojnë në mënyrë konstruktive, pasi pas çdo biznesi të dëmtuar ka punonjës dhe familje. LEXO EDHE:Protestuesit përmbysën stolat e gurtë para Kryeministrisë, Rama: Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri (VIDEO) “Shumë biznese janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Pas çdo biznesi qëndrojnë punonjës dhe familje, të ardhurat dhe siguria e të cilëve varen nga vijimësia e punës”, vijon deklarata. Dhoma thekson se qeveria së bashku me të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në dialog për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë situatës aktuale. “Të gjithë aktorët, kanë përgjegjësinë të veprojnë në mënyrë konstruktive, të refuzojnë dhunën dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një dialog kuptimplotë, përmes të cilit shqetësimet legjitime të mund të adresohen në përputhje me mekanizmat demokratikë”, thotë Dhoma Amerikane. Vetëm nga biznesi i vogël, kioskat e shkatërruara dhe dyqane të plaçkitura, sipërmarrje familjare, deri tani është konstatuar një dëm prej rreth 18 mln lekësh të reja (200 mijë euro), nga 90 subjekte që kanë raportuan në portalin “Dëmi im”, në e-Albania. Ndërkohë që kanë rënë pre e akteve të dhunës 45 filialeve bankare edhe 53 bankomate, duke shkaktuar dëme edhe për këto biznese, pavarësisht se nuk preken kursimet apo paratë e qytetarëve dhe bizneseve shqiptare. U.D/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise dhoma amerikane e tregtise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11122 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?