Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në fjalën përfundimtare në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Hashim Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut nga 3 vjet burigm, kurse Hajredin Kuçit me 9 muaj burgim.Prokurori Prokuroria kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës. “Bazuar në të gjitha provat, faktet, Prokuroria kërkon që të merrni një vendim që përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Pra, fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës bazuar në peshën e rëndë të veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që merren parasysh për dënimin e zbatueshëm në këtë rast. Prokuroria kërkon i nderuari gjykatës që të jepni një vendim siç është kërkuar; për Kuçin 9 muaj burg, për Fazliun 3 vjet burg, Kilajn 3 vjet burg, Smakajn 3 vjet burgim dhe Thaçi 6 vjet burgim, që do vuhet në vijim të ndonjë dënimi tjetër që mund të jepet në çështjen 6 nëse do të jepet”, ka thënë nga Prokuroria. /Telegrafi/

