Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Përplasen tre automjete në aksin Lushnjë-Berat, dy persona në gjendje të rëndë


FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre mjete.

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e përplasjes kokë më kokë, dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident kanë përfunduar në Spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një automjet tip “Benz” po parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës, kur është përplasur me një automjet tip “Ford”. Ky i fundit ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Lushnjës, të cilat kanë bllokuar qarkullimin rrugor për më shumë se një orë.

Për shkak të aksidentit, automjetet që lëviznin në drejtim të Beratit dhe Lushnjës janë devijuar në një rrugë alternative. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet