Lajme Zone
Aksident i trefishtë në aksin Berat-Lushnjë, dy persona në gjendje të rëndë
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident i trefishtë në aksin Berat-Lushnjë, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Si pasojë e përplasjes, dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip Fiat, një automjet tip Benz po kryente një parakalim në korsinë në drejtim të Lushnjës. Ajo pretendon se Benz-i ka prekur fillimisht automjetin e saj dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një automjet tip Ford.

Nga përplasja, automjeti Ford ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Dinamika e plotë e aksidentit dhe rrethanat e përplasjes pritet të sqarohen nga hetimet.