Lajme Zone
Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh

942 gjoba për shkelje të ndryshme janë vendosur nga Policia brenda javës në Fier, ku pjesën më të madhe e zënë gjobat për tejkalim të shpejtësisë, me 772 të tilla.

Policia Rrugore ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka shtruar kontrollet me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe pikat hyrëse e dalëse të qytetit të Fierit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Gjatë kësaj jave, 6 persona janë proceduar penalisht për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. LEXO edhe...Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Berat, dy prej makinave përplasen ‘kokë më kokë’! Dy shoferë në gjendje të rëndë Një prej tyre është proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Në lidhje me aksidentet rrugore, janë proceduar penalisht edhe tre drejtues mjetesh, një prej të cilëve është arrestuar. Ndërkohë, gjatë kontrolleve parandaluese janë vendosur 942 gjoba për shkelje të ndryshme, ku pjesën më të madhe e zënë gjobat për tejkalim të shpejtësisë, me 772 të tilla. Policia ka sekuestruar gjithashtu dy motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse. Njoftimi i Policisë: Fier/ Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 6 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor. Nga këta, 1 shtetas është proceduar penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 2 shtetas të tjerë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Të tre këta shtetas ndiqen në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të konstatuara në kuadër të aksidenteve rrugore. Nga këta, 1 shtetas është arrestuar dhe 2 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë. Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej: * 772 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, në rrugët interurbane dhe në autostradën A2; * 29 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit; * 4 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; * 64 masa administrative për parakalim të gabuar; * 2 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit; * 5 masa administrative për kryerjen e manovrave të rrezikshme; * 66 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente. Gjithashtu, janë sekuestruar 2 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse. Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa. R.Xh/ReportTv.al policia rrugore Fier gjoba tejkalim shpejtesie akset rrugore shofere Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3797 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?