Një 14-vjeçare është aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Shalës të Cërrikut nga një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar pa leje drejtimi. Pas aksidentit, i riu dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe arrestuar më pas nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10. Sipas policisë, 18-vjeçari A. N., banues në Belsh, po drejtonte motomjetin pa leje drejtimi kur aksidentoi të miturën. LEXO edhe...Merr flakë makina e drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan, dyshohet për defekt në mjet Pas largimit të tij nga vendi i aksidentit, shërbimet e policisë nisën kërkimet dhe arritën ta identifikonin, lokalizonin dhe kapnin. Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 18-vjeçari u arrestua për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimin nga vendi i aksidentit”, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i Policisë "Aksidentoi një 14-vjeçare me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 18 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas dyshohet se sot, rreth orës 13:10, në fshatin Shalës, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i 18-vjeçarit. Ndërkohë, 14-vjeçarja është transportuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme" ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al aksident me motor cerrik Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3794 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

