Këtë mesditë në emisionin “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV u trajtua rasti i zhdukjes së 72-vjeçares Dallandyshe Hamzaj nga Vlora. Familjarët kanë ngritur alarmin që prej 8 korrikut 2026, ditë kur e moshuara u largua nga banesa. Prej afro tre muajsh nuk ka asnjë gjurmë prej saj. Në një lidhje direkte nga Belgjika, vajza e saj, Etleva Hamzai, kërkoi ndihmën e qytetarëve për gjetjen e nënës. Sipas dëshmisë së vajzës, 72-vjeçarja vuante prej kohësh nga skleroza dhe kohët e fundit gjendja e saj ishte rënduar. “Kam qenë gjatë verës dhe kam qëndruar dy javë me mamin. Ajo kurohej prej kohësh nga skleroza. Ne kujdeseshim që të mos e linim vetëm, por kohët e fundit ishte rënduar. Nuk ishte më në gjendje të kujdesej si më parë për veten”, tregoi e bija. LEXO edhe...Po kryente punime në një banesë, bie nga skela 55-vjeçari në Sarandë Familja dyshon se ditën e zhdukjes Dallandyshe Hamzaj mund të jetë ngatërruar rrugës ose të ketë kaluar një moment çorientimi. Sipas Etlevës, e moshuara kishte shprehur dëshirën për të shkuar në fshatin Armen, vendi ku kishte lindur. Por verifikimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar që ajo të ketë mbërritur atje. “Shumë fqinjë që e kanë takuar atë ditë na kanë thënë se mami po kërkonte furgonat për të shkuar në Armen. Është vendi ku ka lindur. Ne kemi bërë kërkime, por ajo nuk ka mbërritur në fshat. Ne po e kërkojmë të gjithë. I bëjmë thirrje kujtdo që e ka parë nënën tonë ose ka informacion për të, të na kontaktojë”, u shpreh Etleva Hamzai gjatë emisionit. Në fund të lidhjes direkte, vajza u përlot teksa i drejtoi një mesazh nënës së saj: Më mungon shumë. Dua vetëm të kthehesh në shtëpi. Rasti i 72-vjeçares Dallandyshe Hamzaj vijon të mbetet i hapur, ndërsa familja apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj. Kushdo që ka informacion për të moshuarën Dallandyshe Hamzai, e zhdukur më 8 korrik 2026 nga qyteti i Vlorës, lutet të kontaktojë redaksinë e “Pa Gjurmë” në numrin +355 69 995 5698. Xh.K/E.H/ReportTv.al Vlore Dallandyshe Hamzaj Pa Gjurme odeta dume Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 3854 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
