Lajme Zone
Rusi/ Rrëzohet avioni luftarak Tu-95 gjatë stërvitjes, 6 të vdekur
BotëReport TV

Rusi/ Rrëzohet avioni luftarak Tu-95 gjatë stërvitjes, 6 të vdekur

Një bombardues strategjik rus Tupolev Tu-95 është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë. 6 persona vdiqën dhe një u plagos.

Një bombardues strategjik rus Tupolev Tu-95 është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Amur, në Lindjen e Largët të Rusisë. Si pasojë gjashtë anëtarë të ekuipazhit ndërruan jetë në vendngjarje dhe njq tjetër mbeti i plagosur njoftuan autoritetet ruse. LEXO edhe...Takimi mes Lavrov dhe Wadephul, Kallas: Tallja e Rusisë në OKB tregon se nuk i intereson t’i japë fund luftës në Ukrainë "Avioni u rrëzua në një zonë të pabanuar në rajonin Amur. Sipas raporteve fillestare, gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos dhe u dërgua në një strukturë mjekësore", raportoi Ministria e Mbrojtjes. Tu-95MS është një nga bombarduesit strategjikë të Rusisë dhe është i aftë të mbajë armë bërthamore. Avionë të këtij lloji janë përdorur edhe për lëshimin e raketave të lundrimit gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Xh.K/ReportTv.al Rusi avion luftarak Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3794 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?