Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetar Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Propozimi i Veliajt ishte miratuar më herët edhe nga Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës dhe hapi i fundit ishte miratimi i sotëm në Këshill. LEXO edhe...Këshilli i Tiranës miraton relacionin që jep pëlqimin për propozimin e PS për ndarjen e re territoriale, Teliti: S'është reformë, por ndryshim kufiri! Shpallja 'qytetar nderi' e 4 ish-krerëve të UÇK-së vjen në një moment të ndjeshëm për ta, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan me 81 vite burg në total. Siç është shprehur kryetari Veliaj: “Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë.” Por këshilltari socialist në Bashkinë Tiranë, Eridian Salianji, nuk ishte i kënaqur me numrin prezent të këshilltarëve të opozitës në sallë gjatë momentit të votimit. Ai theksoi se shpallja 'qytetar nderi' e 4 ish-krerëve të UÇK duhet të ishte miratuar me 61 vota pro. "Përsa i përket diskutimit të projekt-aktit, unë s'do bëj debat me opozitën, sepse nuk ja vlen të bëj debat dhe t'i mbushim mendjen njëri-tjetrit sesi bëhen punët në Bashkinë Tiranë. Ky lloj debati, është një debat që ne duhet të shikojmë për qytetarët dhe jo për njëri-tjetrin. Të vetmin mirëkuptim që prisja sot nga opozita, duke qenë edhe një akt publik i cili është bërë nga kryetari i Bashkisë, ishte që të paktën që të paktën ajo anë e opozitës t'i kishte këshilltarët dhe të votonim projekt-aktin për të shpallur qytetar nderi 4 luftëtarët e UÇK-së. Tregon prezenca dhe kjo vendimmarje sot, që ne marrim sot një vendimmarje, u desh një vendimmarrje e opozitës dhe pozitës, që të gjithë ne të ishim në unison për të miratuar. Vijnë këtu dhe tani që jemi në vendimmarrje, ikin. Atë vendim për 4 ish-krerët e UÇK duhet ta merrnim me 61 vota. S'merremi me ju, s'merremi me vogëlsira", tha mes të tjerash Salianji. Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së: Hashim Thaçi Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kadri Veseli Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Jakup Krasniqi Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën. Rexhep Selimi Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj. R.Xh/ReportTv.al Jakup Krasniqi rexhep selimi kadri veseli hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage bashkia tirane erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 3854 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
