Ilir Proda / Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i hetuar për dhënie informacionesh sekrete nga TIMS, dekonspirim aksionesh të SPAK e EUROPOL dhe bashkëpunim me Ylli Carën, u punësua në mars 2026 te 'Timak Defence' e izraelitit Ron Yeffet, klient i Edi Ramës. Pas sekuestrimit të telefonit, SPAK i bllokoi pasaportën dhe e vuri nën mbikëqyrje fizike... Skandali i përfshirjes së ish-Drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, në veprimtarinë e krimit të organizuar me dhënie sekretesh, duket sikur ka lënë në hije dhe heshtje ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Por informacioni i ardhur në "Pamfleti" bën me dije se, pas sekuestros të telefonit, SPAK ka vendosur masë tjetër ndaj Ilir Prodës: i ka bllokuar pasaportën, për të mos lejuar daljen e tij jashtë Shqipërisë, shoqëruar me mbikëqyrjen e tij fizike.
Bllokimi i pasaportës është akt penal-administrativ, si pjesë e masave të sigurisë, për ta mbajtur fizikisht Ilir Prodën, në funksion të hetimit që po bëhet ndaj tij, për bashkëpunim me krimin gjatë ushtrimit të detyrave si shef komariati e drejtor Policie në Elbasan, sidomos gjatë 18 muajve drejtor i Përgjithshëm i Policisë.
Është alarmant fakti që ish-kryepolicit t'i ndalohet dalja jashtë vendit, me motivin e hetimit për lidhje me grupet kriminale dhe shërbime ndaj tyre kundër interesave të shtetit.
Sipas dosjes, Ilir Proda, përveç bizneseve, fshehjes së pasurive dhe transaksioneve financiare me eksponentë të krimit si Ylli Cara, rezulton se grupeve kriminale u ka dhënë informacione sekrete të policisë, të agjencive shqiptare antikrim e agjencive partnere të SHBA-së e BE-së.
U ka dhënë informacione nga sistemi TIMS, ka dekonspiruar aksione të policisë me SPAK e EUROPOL dhe nuk lejonte policinë të godiste grupet me të cilët kishte lidhje.
Denoncimi i parë, me fakte konkrete për përfshirjen e Ilir Prodës në veprimtarinë e grupeve kriminale, është bërë nga "Pamfleti" më datë 23 tetor 2024, me shkrimin: "'Njollat' e kryepolicit Ilir Proda, në 11 detyrat që ka ushtruar dhe sekuestro e telefonit nga SPAK".
Pas publikimit të provave, ish-drejtori i policisë Ilir Proda, në vend që të ballafaqohej me zullumet e tij e të distancohej nga grupet e krimit, angazhoi privatisht agjentë civilë të policisë, për të gjurmuar dhe kërcënuar editorin e "Pamfleti"-t.
Pas shkarkimit, Ilir Proda u punësua "Ekspert i jashtëm" te biznesi i armëve
Gjatë hetimit të veprimtarisë së ish-kryepolicit Ilir Proda pas shkarkimit nga detyra, u zbulua se qysh prej muajit mars 2026 ai ishte punësuar "ekspert i jashtëm" te kompania "Timak Defence" e prodhim-eksportit të armëve, pajisjeve dhe automjeteve ushtarake.
Kjo kompani është në pronësi të izraelitit Ron Yeffet e bulqizakes Arjeta Puca, në ortakëri me kompaninë "Kayo" të Ministrisë së Mbrojtjes, që doli në regjistrime bisedash audio për organizim trafiku armësh me mafiozë ukrainas e izraelitë.
Nuk është rastësore që ish-kryepolici Ilir Proda është punësuar si "ekspert i jashtëm" në kompaninë e izraelitit Ron Yeffet, të cilin e ka patur subjekt gjurmimi policor, referuar nga agjencitë partnere, por nuk e preku, sepse Ron Yeffet është klient i kryeministrit Edi Rama.
Është e kuptueshme që izraeliti Ron Yeffet e ka shpërblyer Ilir Prodën, duke e futur formalisht në borderonë e kompanisë së tij të armëve e automjeteve ushtarake.
Por mund ta ketë marrë vërtet si "ekspert" me përvojë trafiqesh e njohës rrjetesh mafioze, të fituar gjatë bashkëpunimit me grupet kriminale, siç ka bashkëpunuar me Ylli Carën dhe Ergys Agasin./Pamfletiilir proda ron yeffet Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti këtë të martë 29 Shtator 2026, 07:2807:28Aktualitet Dokumentet sekrete të ’44/ Çfarë u shkruante Mbreti Zog mbështetësve të tij në Shqipëri 29 Shtator 2026, 07:1907:19Aktualitet “Gysi nuk vlen një lekë pa imunitetin nga lart”, Artan Hoxha: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin standard 28 Shtator 2026, 22:1622:16Aktualitet Revolta qytetare mbyll ditën e 121-të, paralajmërimi i protestuesve: Nesër më shumë! 28 Shtator 2026, 22:0722:07Aktualitet SHISH, shteti brenda shtetit/ Nga politikanët e përgjuar te Hyseni-Agasi, historia e një shërbimi pa frena 28 Shtator 2026, 21:4521:45Aktualitet Protestuesit “zbarkojnë” te Qyteti Studenti, thirrje të rinjve për t’iu bashkuar tubimit 28 Shtator 2026, 21:1721:17Aktualitet

