Albin Kurti Partive politike u mbetet vetëm një javë për të gjetur marrëveshjen për kreun e ri të shtetit. Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, vendi shkon drejt një tjetër procesi zgjedhor, që do të ishte i katërti në më pak se dy vjet. Kosova ka hyrë në një nga javët më të rëndësishme për zgjidhjen e ngërçit institucional, me partitë parlamentare që kanë kohë deri më 6 tetor për të arritur marrëveshjen për Presidentin e ri të Republikës.
Afati nuk është më vetëm politik. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se periudha 60-ditore për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfn më 6 tetor. Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë kreun e ri të shtetit brenda këtij afati, pasoja kushtetuese është shpërndarja e tij.
Kjo do ta vendoste Kosovën përballë një tjetër palë zgjedhjesh parlamentare, vetëm pak muaj pas votimit të 7 qershorit. Sipas afateve që rrjedhin nga ky skenar, zgjedhjet e reja do të duhej të zhvilloheshin jo më vonë se 15 nëntori. Ato do të ishin zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet.
Pavarësisht afrimit të afatit, partitë ende nuk kanë prodhuar publikisht një marrëveshje që do të siguronte votat e nevojshme për Presidentin.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin arritur më herët marrëveshje për emrin e Bekim Sejdiut. Por kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së vuri në pikëpyetje sigurimin e kuorumit të nevojshëm në dy raundet e para të votimit. Sejdiu më pas u tërhoq nga kandidatura.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy votimet e para kandidati për President duhet të marrë dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse kjo nuk arrihet, zhvillohet një raund i tretë mes dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota, ku për zgjedhjen kërkohet shumica e të gjithë deputetëve.
Në këtë situatë, vëmendja është kthyer edhe te Partia Demokratike e Kosovës. PDK-ja ka sinjalizuar gatishmëri për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit, por e ka lidhur këtë me kërkesën e saj për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia mund të hyjë në bisedime për Presidentin nëse më parë miratohet nisma ligjore e kërkuar prej saj.
Nga ana tjetër, kryeministri Albin Kurti ka argumentuar se zgjedhjet e reja duhet të shmangen dhe se përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit i takon Kuvendit aktual. Ai ka theksuar se një tjetër proces zgjedhor nuk do ta zgjidhte domosdoshmërisht problemin, nëse përbërja e ardhshme parlamentare do të përballej sërish me të njëjtën mungesë konsensusi.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kushtëzuar dialogun me kërkesat e saj politike, ndërsa deri tani nuk është krijuar një formulë që të bashkojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Koha në dispozicion tashmë është e kufizuar. Deri më 6 tetor, partitë duhet të kalojnë nga deklaratat dhe kushtet te një marrëveshje që mund të prodhojë votat e nevojshme në Kuvend. Në të kundërt, përplasja për Presidentin do të mbyllë këtë legjislaturë dhe Kosova do të përballet sërish me kutitë e votimit. /Pamfletikurti kosova Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Protesta e 13-të në Prishtinë, qytetarët sërish në shesh kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së 28 Shtator 2026, 21:0621:06Kosova Presidenti ose zgjedhje në nëntor, LVV: Kanë mbetur vetëm 7 ditë 28 Shtator 2026, 20:2820:28Kosova A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale? 28 Shtator 2026, 18:3618:36Kosova “Dosja 23” hap krimin e groposur prej 27 vitesh/ Kush janë 9 të arrestuarit për masakrën e shqiptarëve 28 Shtator 2026, 18:3018:30Kosova Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, në fokus deklarata për ish-krerët e UÇK-së dhe zgjedhja e nënkryetarit 28 Shtator 2026, 10:0710:07Kosova Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës? 28 Shtator 2026, 08:1908:19Kosova
