Edi Rama-Suel Popa-Vangjel Tavo Vetëm katër muaj pas emërimit të Ilir Topit, në krye të FSDKSH-së vendoset Suela Popa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo. Emërimi vjen ndërsa Tavo është vënë në qendër të akuzave për firmat që lidhen me dhënien e tokave dhe projektet e resorteve në Himarë, duke ngritur pikëpyetje mbi një shkëmbim të mundshëm favoresh politike. Edi Rama i ka kthyer reston Vangjel Tavos, i cili nuk i ka kursyer firmat për betonizimin e Himarës.
Kandidimin e minoritarit dropullit Vangjel Tavo për kryetar Bashkie të Himarës, Edi Rama e përdori për tre qëllime personale: diversion ndaj Ilir Metës, kundërvënie ndaj figurës së Fredi Belerit dhe qetësim të raporteve me kryeministrin grek Mitsotakis.
Gjatë fushatës, me disa takime populiste në Himarë, Edi Rama e pompoi Vangjel Tavon e tenderëve dhe lobimeve të Ilir Metës, duke e paraqitur si të vetmin burrë të ndershëm dhe të zotin që do t’i jepte fund çështjes së tapive të shtëpive, tokave, pyjeve dhe kullotave brenda vitit 2024.
Por pasi Vangjel Tavo u bë kryetar, Edi Rama filloi ta përdorte dhe po e përdor për të falsifikuar hartat dhe dosjet e tokave private, si dhe për grabitjen e pronave shtetërore përmes dhurimeve, kontratave të qirasë dhe lejeve për resorte, hotele, pallate, impiante fotovoltaike dhe gurore.
Po ashtu Edi Rama e përdor Tavon edhe si një lidhje të fortë me lobin grek në Athinë. Tavo është minoritar grek dhe sa herë që Rama ka telashe me Athinën e fut atë në lojë. Kështu që mhet ta mbajë sa më mirë me kryebashkiakun. Pazari i radhës i Edi Ramës me Vangjel Tavon: firmos letrat për 220 ha tokë në Himarë; ta ri-emërojë gruan në Bordin e Bankës
13 Shkurt, 10:19 Dhe në këmbim, Rama i ka sistemuar gruan nëpër dikastere të rëndësishme. Suela Popa, pra gruaja e Tavos, është emëruar sot në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ajo i ka zënë vendin Ilir Topit, i cili e mbajti këtë post vetëm 4 muaj.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duke qenë se nuk mori dot një mandat të dytë në Këshill, Rama duket se i ka bërë qokën e radhës Tavos, duke i dhënë në dorë çelësat e FSDKSH-së.
Kujtojmë se bashkëshortja e Vangjel Tavos ka qenë Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në vitet 2013-2017, si përfaqësuese e LSI-së, periudhë gjatë së cilës u raportuan abuzime të shumta me fondet e fermerëve. Mësohet se ajo është pjesë e dosjes së SPAK, e cila po heton abuzimet me fondet e IPARD. Më pas ajo u emërua anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Disa muaj më parë i mbaroi mandati dhe Rama tani i dha një tjetër post. /Pamfleti Për kë po i ruan Edi Rama 2 vende vakante në Bordin e Bankës së Shtetit?
18 Mars, 11:16 rama tavo suela popa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tabaku takim me zyrtarin e Bundestagut: Shqipëria të zgjedhë mes integrimit europian dhe korrupsionit 29 Shtator 2026, 11:4411:44Politike Kërkuan që Veliaj të merrte pjesë në mbledhje, SPAK rrëzon Këshillin Bashkiak të Tiranës 29 Shtator 2026, 11:1211:12Politike Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi është marrë, duan të më mbajnë larg zgjedhjeve! 29 Shtator 2026, 10:5110:51Politike Zgjedhja e Endri Shabanit dhe dënimi i Salianjit, sot përballë filtrit të Kushtetueses 29 Shtator 2026, 10:2810:28Politike Ursula von der Leyen nis turin në Ballkanin Perëndimor, ndalesa e parë në Tiranë 29 Shtator 2026, 10:1710:17Politike Shqipëria, sekretet e shtetit dhe pushteti: Hetimi që po trondit Tiranën 29 Shtator 2026, 09:4409:44Politike

