Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 18-vjeçarit Florian Matraku në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, ku një automjet tip “Benz”, me drejtues Leonardo Skënderas, ka përplasur këmbësorin 18-vjeçar. Matraku u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës dhe u trajtua në reanimacion, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas të dhënave paraprake, i riu po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin në momentin e përplasjes. Drejtuesi i automjetit, Leonardo Skënderas, është arrestuar nga policia. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
