Lajme Zone
Bordi i Transparencës rrit naftën dhe benzinën, ja sa do të shiten
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Bordi i Transparencës rrit naftën dhe benzinën, ja sa do të shiten

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës dhe gazit.

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës dhe gazit. Çmimi i naftës është rritur me 7 lekë për litër, duke shkuar në 217 lekë nga 210 lekë që ishte më parë. Edhe benzina ka pësuar rritje me 3 lekë për litër, duke u shitur tashmë me 193 lekë. Çmimet e reja të karburanteve, të vendosura nga Bordi i Transparencës, hyjnë në fuqi sot, 8 tetor, në orën 12:00. “Në mbledhjen e zhvilluar më 8 tetor, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë për litër. Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë për litër. Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Vendimi është marrë në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, si dhe kuadrit ligjor për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre.