Lajme Zone
Bardhi, thirrje policisë nga Kuvendi: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Bardhi, thirrje policisë nga Kuvendi: Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi i ka bërë thirrje policisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe të garantohet e drejta e tyre për të protestuar.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi i ka bërë thirrje policisë të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe të garantohet e drejta e tyre për të protestuar. Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, Bardhi e cilësoi të papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë. “Nga kjo foltore, dua t’i bëj thirrje Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë aktet e dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë kësaj godine. Është e papranueshme që Policia e Shtetit të shërbejë si polici politike për të shuar zërin e qytetarëve. Është e papranueshme që qytetarët të privohen nga e drejta për të protestuar. Është e papranueshme që Kuvendi i Shqipërisë të rrethohet me tela metalikë për të mos lejuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë. Le të ndalin menjëherë shkeljen e ligjit dhe dhunën ndaj qytetarëve dhe t’u garantojnë atyre të drejtën për protestë paqësore. Ndërkohë, ju, nga ky krah, duhet të dëgjoni zërin e atyre qytetarëve që protestojnë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë qytetarë nga zonat tuaja elektorale, që ju kërkojnë të mos votoni hartën e shpopullimit të vendit. Do të ishte në nderin tuaj, zoti Kryetar i Kuvendit, t’i bënit thirrje Policisë së Shtetit të lejojë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar”, tha Bardhi mes të tjerave.