Lajme Zone
Tedi Blushi: Sot është ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij
PolitikëEuronews Albania

Tedi Blushi: Sot është ditë historike, çdo deputet do të përballet me votën e tij

Në nisje të seancës plenare për votimin e Reformës Territoriale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar këtë seancë si një moment vendimtar.

Në nisje të seancës plenare për votimin e Reformës Territoriale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka cilësuar këtë seancë si një moment vendimtar. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë projektin. Sipas tij, seanca e sotme ka vetëm një qëllim: ndalimin e miratimit të njëanshëm të asaj që ai e cilëson si projekt për “shpopullimin dhe zhbërjen e Shqipërisë”. Blushi ka kritikuar edhe masat e sigurisë pranë Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet të krijojë një “normalitet punimesh” ndërsa institucioni është i rrethuar me forca policore. Ai u bëri thirrje deputetëve që të mos bëhen pjesë e asaj që e cilësoi si “farsë” dhe të përfaqësojnë qytetarët që, sipas tij, janë ngritur në protestë kundër reformës.