Lajme Zone
Berisha para Parlamentit: Do bëjmë çmos që reforma të mos kalojë, protesta pa simbole partiake
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha para Parlamentit: Do bëjmë çmos që reforma të mos kalojë, protesta pa simbole partiake

Sali Berisha ka bërë një prononcim për mediat para Parlamentit ku pritet të nis dhe seanca plenare me 4 interpelanca. Në thelb pritet të diskutohet reforma e re territoriale.

Sali Berisha ka bërë një prononcim për mediat para Parlamentit ku pritet të nis dhe seanca plenare me 4 interpelanca. Në thelb pritet të diskutohet reforma e re territoriale. Pikërish lidhur me këtë, Berisha shprehet bindjen se partia e tij do votojë kundër shkrirjes së bashkive. “Edi Rama ka bllookuar sallën e Parlamentit. Deputetët e tij duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë. Do bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojë. Asnjë deputet i opozitës nuk e voton”, tha Berisha. I pyetur nëse do i bashkohet protestës, Berisha thekson se ajo u përket qytetarëve. “Është protestë rinore qytetare. Kanë ardhur njerëz nga e gjithë Shqipëria, të të gjitha bashkive dhe do të mbetet në kuadër të protestës qytetare pa simbole partiake”, tha ai.