Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 150 metra poshtë saj. Në timonin e makinës me targa AB178DV ishte 22-vjeçari Renis Kalnxhi, i cili është transportuar në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. LEXO edhe...Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete! Pesë persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital Nga verifikimet e kryera në vendngjarje, nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat makina ka dalë nga rruga. Veprimet e mëtejshme hetimore do të ndiqen nga Komisariati i Policisë së Librazhdit. U.D/ReportTv.al librazhd aksident Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 41.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 602 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

