Lajme Zone
Aksident në Greqi, makina u përplas me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në Greqi, makina u përplas me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, nënë e bir.

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, nënë e bir.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 në rrugën Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit, në zonën e Serres. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “makinë pasagjerësh” është përplasur me një kamion, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në automjet, një 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy me origjinë nga Shqipëria. Trupat e viktimave janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres. Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitetRajoni