Lajme Zone
Aksident me vdekje në Tiranë, motomjeti përplas këmbësorin
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident me vdekje në Tiranë, motomjeti përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 75-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Një aksident me pasojë vdekjen e një 75-vjeçareje është regjistruar mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 19:35, shtetasi E. M., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe.

E moshuara u dërgua në spital, por rreth orës 22:40 ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra. Nga aksidenti është dëmtuar edhe drejtuesi i motomjetit, 20-vjeçari E. M., i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet AksidentpoliciaTiranë