Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në rrugën nacionale Lushnjë-Berat. Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete teksa ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kashtbardhës. Sipas informacioneve paraprake, dy nga drejtuesit e mjeteve janë në gjendje të rëndë dhe menjëherë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës. Raportohet se përplasja kokë më kokë e dy automjete ka shkaktuar plagë të rënda tek drejtuesit. Ngjarja ka ndodhur pas një parakalimi ku një makinë tip “Benz” ka përplasur fillimisht një mjet “Fiat” dhe më pas është përplasur me një mjet “Ford”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
