VLORË- Një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti në Vlorë. Një furgon me punonjës ndërtimi, që drejtohej nga 22-vjeçari Sako Rexha, ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit. Në momentin e aksidentit, punonjësit po udhëtonin drejt vendit të punës. Përplasja ka qenë aq e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit. LEXO edhe...Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë (FOTOT) Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, drejtuesi Sako Rexha, 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. "Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogora, në vendin e quajtur "Fushë Dukat", një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç. Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. Aksidenti në Vlorë i shtohet bilancit alarmant të ngjarjeve rrugore gjatë kësaj vere. Në periudhën 1 qershor deri më 25 korrik, nëpër ngjarje rrugore humbën jetën në total 28 persona, 11 prej të cilëve vetëm gjatë ditëve të korrikut. Në total, gjatë kësaj periudhe raportohet të kenë ndodhur rreth 240 aksidente, me një numër të konsiderueshëm të personave të plagosur. Të dhënat e policisë të përpunuara nga INSTAT për periudhën e 5 muajve të parë të vitit flasin për 547 aksidente në total, te të cilat humbën jetën ose u dëmtuan 766 persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë vit u regjistruan 18 ngjarje më shumë, ose thënë ndryshe 529 aksidente në 2025-ën. Por raporti ndryshon tek të dëmtuarit, vdekur dhe plagosur, pasi në 5 muajt e parë të vitit të kaluar kanë qenë 783, në krahasim me 766 në janar-maj 2026. Share SI.E./ReportTv.al Sako Rexha Qazim Haka Saimir Haka Ilir Haka Vlore aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3084 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
