Lajme Zone
Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident fatal në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor

Një 31-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. I riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Cërrik-Elbasan. Rreth orës 23:30, një 31-vjeçar ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për shkak të përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje. LEXO edhe...Punimet në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Ritme të larta në 6 fazat e para! “Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njofton policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. SI.E./ReportTv.al Elbasan aksident me vdekje Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 3491 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?