Lajme Zone
Ahmetaj “zbraz” arsenalin: Prokurorët të marrin në dorë fjalimin e Nufit, janë dhënë 31 milionë euro pa tender
PolitikëCNA

Ahmetaj “zbraz” arsenalin: Prokurorët të marrin në dorë fjalimin e Nufit, janë dhënë 31 milionë euro pa tender

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata t...

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta kundër ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi.

Gjatë një interviste me gazetaren Ola Bruko, Ahmetaj tha se prokurorët e SPAK do të duhet të marrin në dorë fjalimin e Ermal Nufit ku thotë “ne prodhojmë”.

Ahmetaj akuzoi se mes ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Mbrojtjes janë dhënë gati 31 milionë euro pa garë në mënyrë jo transparente. “Për informacion deri me sot mes dy ministrive asaj të Brendshme dhe të Mbrojtjes janë dhënë gati 31 milionë euro pa tender, në mënyrë aspak transparente. Unë shpresoj që prokurorë të ndershëm të SPAK të marrin në dorë dhe fjalimin e ministrit të Mbrojtjes. Ajo që ka thënë Nufi në parlament që ne prodhojmë… kush është ne, është qeveria Shqipëria apo instrumentet kriminalë TIMAK Defense” dhe “Advanced Arms Technology” që marrin fondet publike”, tha Ahmetaj. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.