Lajme Zone
Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania'
EkonomiPamfleti

Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania'

Tre vjet më vonë, panorama politike dhe institucionale në Hungari ka ndryshuar rrënjësisht.Qeveria e drejtuar nga Péter Magyar ka urdhëruar një kontroll gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të shtetit hungarez me 4iG. Vendimi qeveritar nr. 1262/2026, i datës 14 gusht, përcakton kontrollin e marrëdhënieve pronësore, financiare, ekonomike dhe kontraktuale mes shtetit dhe 4iG, përfshirë kompanitë që kjo e fundit zotëron drejtpërdrejt ose tërthorazi. Katër ministri janë përfshirë në proces dhe rezultatet duhet të bëhen publike pas përfundimit të kontrolleve.

Gellért Jászai duke firmosur paktin me ministrin e Orban Qeveria e re hungareze ka urdhëruar kontrollin e të gjitha marrëdhënieve të shtetit me grupin 4iG të Gellért Jászai. Në të njëjtën kohë, ish-ministri Márton Nagy, një prej njerëzve që firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit të qeverisë me 4iG, është 'arrtisur' në Zvicër. Gjurmët e konglomeratit hungarez çojnë edhe në Shqipëri, ku grupi kontrollon ONE Albania dhe ka shtrirë ambiciet nga telekomunikacioni te infrastruktura digjitale, energjia dhe industria e mbrojtjes. Një fotografi e 9 nëntorit 2023 dokumenton një moment domethënës të marrëdhënies mes shtetit hungarez dhe 4iG. Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në Budapest, ministri i atëhershëm Márton Nagy dhe Gellért Jászai, presidenti i 4iG, vendosën firmat mbi marrëveshjen e bashkëpunimit mes qeverisë dhe grupit privat.

Tre vjet më vonë, panorama politike dhe institucionale në Hungari ka ndryshuar rrënjësisht.Qeveria e drejtuar nga Péter Magyar ka urdhëruar një kontroll gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të shtetit hungarez me 4iG. Vendimi qeveritar nr. 1262/2026, i datës 14 gusht, përcakton kontrollin e marrëdhënieve pronësore, financiare, ekonomike dhe kontraktuale mes shtetit dhe 4iG, përfshirë kompanitë që kjo e fundit zotëron drejtpërdrejt ose tërthorazi. Katër ministri janë përfshirë në proces dhe rezultatet duhet të bëhen publike pas përfundimit të kontrolleve.

Në qendër të kësaj historie është Gellért Jászai dhe grupi që ai drejton, një kompani që gjatë viteve të qeverisjes së Viktor Orbán u transformua nga një biznes teknologjie në një konglomerat me interesa në telekomunikacion, IT, hapësirë dhe industri të mbrojtjes.

Vetë qeveria hungareze, në njoftimin për nisjen e kontrollit, evidenton se 4iG kishte marrë kontrata IT nga institucionet shtetërore dhe se në vitin 2021 kishte siguruar mbi 300 miliardë forinta financim përmes programit të obligacioneve të Bankës Kombëtare të Hungarisë.

Dhe pikërisht këtu fotografia e Márton Nagy me Jászai merr një tjetër peshë. Më 9 nëntor 2023, Nagy, atëherë ministër i Zhvillimit Ekonomik, dhe Jászai nënshkruan marrëveshjen për forcimin e bashkëpunimit mes qeverisë hungareze dhe 4iG.

Sipas njoftimeve të kohës, marrëveshja lidhej me objektivat strategjikë të qeverisë në telekomunikacion dhe zgjerimin e grupit. Fotografia e agjencisë MTI i tregon të dy në momentin e firmosjes.

Sot Nagy nuk ndodhet më në Hungari.

Válasz Online raportoi më 2 tetor se ish-ministri është larguar së bashku me familjen në Zvicër dhe punon për një bankë investimesh në Zyrih. Gazeta thotë se e ka konfirmuar zhvendosjen nga disa burime të rrethit të tij, ndërsa vetë Nagy, i kontaktuar me telefon, nuk ka pranuar ta komentojë. Sipas burimeve të gazetës, ai është shkëputur nga politika hungareze dhe nuk mban më marrëdhënie aktive me drejtuesit e Fidesz.

Largimi i Nagy vjen në një periudhë kur Válasz Online evidenton se edhe figura të tjera të lidhura me elitën politike dhe ekonomike të periudhës Orbán janë zhvendosur jashtë Hungarisë. Gazeta përmend mes tyre Ádám Matolcsy, Ráhel Orbán dhe István Tiborcz, si dhe ish-drejtues të tjerë të strukturave shtetërore ose njerëz të lidhur me rrethin e mëparshëm të pushtetit.

Por rasti i 4iG ka një dimension tjetër: kontrolli është tashmë i formalizuar me vendim të qeverisë.Kryeministri Péter Magyar deklaroi më 17 gusht se kontrolli do të përfshijë të gjitha kontratat me komponent shtetëror të grupit 4iG dhe marrëdhëniet pronësore, financiare, ekonomike e kontraktuale me shtetin. Ai deklaroi gjithashtu se, në rastet ku kontrollet evidentojnë dyshime për shkelje, abuzim me fondet publike apo vepra penale, çështjet do t'u referohen autoriteteve kompetente.

Kjo e vendos një nga grupet më të fuqishme të ngritura gjatë epokës Orbán përballë një kontrolli institucional që prek pikërisht marrëdhënien mbi të cilën u mbështet një pjesë e zgjerimit të tij: raportet me shtetin.

4iG ka reaguar publikisht ndaj procesit. Kompania deklaron se aktiviteti, transaksionet dhe marrëdhëniet e saj kontraktuale janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin hungarez dhe atë të Bashkimit Europian dhe nën kontrollet e nevojshme ligjore, financiare dhe të qeverisjes korporative.

Gjurma shqiptare e 4iG

Kontrolli i nisur në Hungari ndaj marrëdhënieve të 4iG me shtetin ka një dimension të drejtpërdrejtë edhe për Shqipërinë. Grupi i drejtuar nga Gellért Jászai është i pranishëm në vend përmes ONE Albania, një prej operatorëve kryesorë të telekomunikacionit.

Kjo e bën zhvillimin në Budapest me interes përtej kufijve të Hungarisë. Grupi, marrëdhëniet financiare, ekonomike dhe kontraktuale të të cilit me shtetin hungarez janë futur nën kontroll nga qeveria e re, ka marrë ndërkohë një pozicion të rëndësishëm në tregun shqiptar të telekomunikacionit.

Dhe lidhjet e 4iG me Shqipërinë nuk kufizohen te ONE Albania.

Gellért Jászai ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë shqiptare dhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa 4iG ka avancuar edhe projekte të tjera me palën shqiptare. Mes tyre është marrëveshja për krijimin e një shoqërie të përbashkët për projektin e një sistemi kabllor nënujor të transmetimit të të dhënave. Pikërisht këtu çështja hungareze merr rëndësi për Shqipërinë. Në Budapest po kontrollohen marrëdhëniet që 4iG ndërtoi me shtetin gjatë periudhës kur kompania u shndërrua në një konglomerat të madh. Në Tiranë, i njëjti grup kontrollon ONE Albania dhe ka hyrë në marrëdhënie me qeverinë shqiptare për projekte të tjera strategjike. /Pamfletiorban 4 ig one albania Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Si u katapultua Laura Saro (Plaku) në krye të AIDA-s? Paratë e Bankers, betoni i Peqinit dhe rrjeti i bizneseve familjare në Londër 2 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë SPAK tek dera e ARRSH-së: Aferat korruptive të Ami Kozelit dhe pazaret për rrugët me oligarkët e betonit 1 Tetor 2026, 19:0019:00Dosja e zezë Shkodra nën kazmën e Blendi Gonxhes: Endri Haxhiu spastron specialistët që penguan shkatërrimin, “Kafja e madhe” shkon në SPAK 1 Tetor 2026, 12:4712:47Dosja e zezë Po çfarë janë këto monstra mor aman: Vjehrri mohoi baxhanakun, dhëndri mohon kushëririn! 30 Shtator 2026, 13:5713:57Dosja e zezë Pse PS e flaku Gysin e Vlorës: Sinjalet e Taulantit dhe lufta e klaneve për kupolën e partisë 30 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Alarm në SHBA dhe NATO, a i dekonspiroi Vlora Hyseni sekretet e aleatëve? 29 Shtator 2026, 15:2115:21Dosja e zezë