Lajme Zone
Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni
SportPamfleti

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

Kuqezinjtë goditën që në minutën e 4-t. Kristjan Asllani ekzekutoi goditjen e këndit dhe Rey Manaj fitoi duelin në ajër, duke dërguar me kokë topin në rrjetë për avantazhin 0-1.

Finlandë-Shqipëri Katastrofë me gafa kuqezi, Shqipëria del pa pikë nga Helsinki. Gabimet e portierëve sjellin humbjen e parë dhe po ashtu edhe vendin e parë në grupin C1 në Ligën e Kombeve Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në grupin C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga Finlanda në Helsinki, në një ndeshje që nisi në mënyrën më të mirë, por ndryshoi tërësisht pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës.

Kuqezinjtë goditën që në minutën e 4-t. Kristjan Asllani ekzekutoi goditjen e këndit dhe Rey Manaj fitoi duelin në ajër, duke dërguar me kokë topin në rrjetë për avantazhin 0-1. Por ndeshja ndryshoi në minutën e 22-të.

Etrit Berisha gaboi në pasim dhe më pas ndërhyri ndaj kundërshtarit në kufijtë e zonës. Gjyqtari e ndëshkoi menjëherë portierin shqiptar me karton të kuq. Maran u detyrua të largonte Arbër Hoxhën për të futur në fushë Alen Sherrin. Finlanda e shfrytëzoi menjëherë goditjen e dënimit. Leo Walta goditi fort dhe mposhti Sherrin në minutën e 26-të, duke barazuar rezultatin në 1-1. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa Maran ndryshoi sulmin në fillimin e së dytës. Rey Manaj la fushën dhe në vendin e tij hyri Mirlind Daku.

Edhe me dhjetë lojtarë, Shqipëria pati mundësinë për të kaluar sërish në avantazh. Në minutën e 60-të, Daku dha një pasim të mirë për Pilon, por goditja e këtij të fundit përfi në duart e portierit finlandez.

Finlanda ndëshkoi kuqezinjtë në minutën e 71-të dhe sërish nga një goditje dënimi. Leo Walta mori përsipër ekzekutimin dhe gjeti për herë të dytë rrjetën, duke kompletuar përmbysjen në 2-1. Në minutën e 80-të, Myrto Uzuni kërkoi penallti pas një kontakti brenda zonës, por arbitri nuk ndërhyri dhe VAR-i nuk ndryshoi vendimin.

Vetëm dy minuta më vonë, Shqipëria pati një tjetër mundësi të madhe për barazimin. Daku u gjend në pozicion të favorshëm, por nuk arriti të shënonte.

Kuqezinjtë provuan edhe në minutat shtesë. Anis Mehmeti ekzekutoi një goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm, por goditja e tij ishte qendrore dhe portieri finlandez e kontrolloi pa vështirësi.

Finlanda ruajti avantazhin 2-1 deri në fund dhe mori tri pikët. Me këtë rezultat, finlandezët ngjiten në krye të grupit me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet e dyta me 6 pikë.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë pas tri ditësh, kur do të presin të martën San Marinon në “Air Albania” në orën 20:45.finlanda shqipëria liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Finlanda ndëshkon Shqipërinë, kuqezinjtë e pësojnë nga goditja e dënimit (Video) 3 Tetor 2026, 16:3416:34Sport Berat Gjimshiti në historinë e kombëtares, kapiteni kuqezi parakalon Bogdanin dhe Skelën 3 Tetor 2026, 16:1116:11Sport Gola dhe karton i kuq në Helsinki, Finlanda dhe Shqipëria bëjnë paqe në pjesën e parë 3 Tetor 2026, 15:5015:50Sport Shqipëria e pëson në momentin më të mirë, Etrit Berisha ndëshkohet me karton të kuq; Finlanda barazon shifrat (Video) 3 Tetor 2026, 15:2815:28Sport Zhbllokohet ndeshja në Finlandë, Shqipëria në avantazh (Video) 3 Tetor 2026, 15:0715:07Sport Straton sfida Finlandë-Shqipëri, kuqezinjtë në Helsinki për të “firmosur” kreun 3 Tetor 2026, 15:0315:03Sport