Lajme Zone
Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit?
PolitikëPamfleti

Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha në dosjet e “pazareve” me tenderët/ A do të guxojë SPAK të shembë “kullën e korrupsionit” në Portin e Durrësit?

Sipas të njëjtave burime, ish-zv.drejtori i përgjithshëm, 25-vjeçari Rubin Rredhi, u largua pas ndërhyrjes së Pirro Vengut, me qëllim që në Portin e Durrësit të sillej Andrea Shllaku, i paraqitur si sekretar dhe njeri i afërt i tij. Pikërisht me ardhjen e Shllakut, burimet flasin për forcimin e një strukture që kontrollon vendimmarrjen brenda portit dhe ndërhyrjen direkte në procedurat e prokurimit.

Andrea Shllaku, Ilir Hoxha/ Pas prangosjes së “Gysit”, Porti i Durrësit mbetet goditja e radhës e SPAK-ut. Burimet nga brenda përshkruajnë një institucion të kthyer në arenë pazaresh, tenderësh të paracaktuar, presioni e trafiqesh... Porti i Durrësit është kthyer, sipas burimeve nga brenda institucionit, në një “han pa porta” ku tenderët paracaktohen, gjobat mblidhen në një “arkë” të veçantë dhe punonjësit vihen nën presion për të firmosur. Ajo që përshkruhet për redaksinë nuk ngjan më me funksionimin normal të një institucioni shtetëror, por me një mekanizëm të organizuar ku çdo firmë, çdo kontratë dhe çdo tender kalon përmes një rrethi të ngushtë njerëzish.

Sipas të njëjtave burime, ish-zv.drejtori i përgjithshëm, 25-vjeçari Rubin Rredhi, u largua pas ndërhyrjes së Pirro Vengut, me qëllim që në Portin e Durrësit të sillej Andrea Shllaku, i paraqitur si sekretar dhe njeri i afërt i tij. Pikërisht me ardhjen e Shllakut, burimet flasin për forcimin e një strukture që kontrollon vendimmarrjen brenda portit dhe ndërhyrjen direkte në procedurat e prokurimit.

Andrea Shllaku, së bashku me Ilir Hoxhën, drejtor operacional, dyshohet se janë kthyer në dy prej pikave kryesore të “pazareve” për tenderët në Portin e Durrësit. Burimet flasin për një grup të organizuar rreth tyre, ku përmenden edhe drejtorë të tjerë si Rafaelo Rexho, Hekuran Koci dhe Endri Sofia.

Presioni ndaj punonjësve, sipas denoncimit, ushtrohet pikërisht nga Shllaku dhe Hoxha. Burimet pretendojnë se përplasjet mes tyre kanë arritur deri në debate verbale se kush kontrollon paratë dhe përfitimet, ndërsa në majë të kësaj skeme qendron Liburn Aliu, për të cilin pretendojnë se kontratat nuk marrin firmën përfundimtare pa u mbyllur më parë “pazaret”. Dosja e Shërbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28 Shtator, 13:38 Librun Aliu është vendosur në krye të Portit të Durrësit nga shefi i tij, Ergys Agasi. Pas prangosjes së Agasit, kulla e korrupsionit në port po shembet dalëngadalë, ndërsa ushtarët e saj do të bien njëri pas tjetrit.

Ekzistojnë materiale dhe të dhëna konkrete për Andrea Shllakun dhe Ilir Hoxhën lidhur me këto pretendime. Kolapsi i krijuar brenda portit, sipas burimeve, është tashmë i njohur gjerësisht mes punonjësve. Ata pretendojnë gjithashtu se Edi Rama dhe Enea Karakaçi janë vënë në dijeni prej muajsh për situatën.

Përshkrimi që vjen nga brenda është alarmant. Sipas denoncuesve, Porti i Durrësit nuk funksionon më si një administratë normale, por si një territor i ndarë mes grupeve që luftojnë për tenderë, kontrata dhe para publike.

Një prej rasteve që denoncohet lidhet me një tender për pjesë këmbimi për vinça portualë, me vlerë rreth 850 milionë lekë të vjetra. Sipas burimeve, Andrea Shllaku dhe Ilir Hoxha kanë ndërhyrë në procedurë dhe fituese është shpallur kompania “Amelia”, me pronar në hije dibranin Aqif Konesha, i dënuar nga GJKKO për korrupsion.

Redaksia disponon të dhëna edhe për tenderë të tjerë, të cilët do të publikohen në ditët në vijim. Për një pjesë të këtyre pretendimeve, sipas burimeve, janë depozituar denoncime edhe në SPAK ndaj Liburn Aliut, Andrea Shllakut, Ilir Hoxhës dhe personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me ta.

Në Portin e Durrësit, sipas dëshmive që kanë mbërritur në redaksi, nuk flitet më për zhvillim, investime apo eficiencë. Bisedat mes njerëzve të administratës janë zëvendësuar nga fjalët “pazar”, “tender” dhe “lekë”. Punonjësit përshkruajnë një institucion të kapur nga lufta e brendshme për kontrollin e kontratave dhe parave publike.

Në këtë pikë, i takon SPAK-ut të zbardhë deri në fund situatën në Portin e Durrësit, veçanërisht pasi për aferat e dyshuara korruptive janë depozituar kallëzime dhe dosje konkrete. Akuza që vjen nga punonjësit është e drejtpërdrejtë. Tenderët janë të paracaktuar dhe, për të kaluar një procedurë, duhet paguar “gjoba” te njerëzit që kontrollojnë zinxhirin e firmave. /Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Lavatriçja” e kokainës në ndërtim: kullat e Ardi Kollçakut vazhdojnë të ngrihen, hetimi nuk dihet ku ka mbetur 3 Tetor 2026, 13:4813:48Anti-Mafia Ilir Shehu (Pasholli) i “Medicamenta”, i dënuar në Itali për trafik droge e pastrim parash, ende i paprekur nga SPAK 2 Tetor 2026, 14:0214:02Anti-Mafia Helmimi i paralajmëruar i dhjetëra studentëve të Akademisë së Sigurisë; pse u la jashtë hetimit Milton Nushi, administratori i saj 2 Tetor 2026, 11:1311:13Anti-Mafia Ortaku i Bledi Çuçit, Eral Myftaraj “masakroi” buxhetin e shtetit; 90 mln euro tenderë korruptiv, dosja “fle” në SPAK 1 Tetor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia Pazaret për kulla mbi toka shtetërore në Palasë e Dhërmi; si u shty disa herë ankandi nga Elira e koorporatës 30 Shtator 2026, 17:5617:56Anti-Mafia Si Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi synuan AMP-në përmes agjentit Jurgen Kole, çfarë dinte Edi Rama? 30 Shtator 2026, 11:3111:31Anti-Mafia