Brenda këtij viti nga aeroporti i Rinasit pritet të hyjnë në vend 13 milionë pasagjerë. Drejtori i Albcontrol Dritan Isaku thotë se gjashtëmujori është mbyllur me 6 milionë pasagjer të pritur në total, ndërsa fluksi ka arritur kulmi në korrik dhe ditët e para të gushtit. Gjatë 2026-ës pritshmëritë janë të që përpunohen në total 440 mijë fluturime. “Tani jemi në periudhën më të ngarkuar të korrikut e cila është korrik-gusht ku kërkesa e operatorëve turistik është rritur me 25% krahasuar me vitin e kaluar që do të thotë se deri në fund të vitit numri i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit të shkojë më shumë se 13 milionë pasagjerë nga rreth 12 milionë vjet”, tha Isaku gjatë një takimi me Ministrin e Infrastrukturës Enea Karakaçi ku u diskutua mbi menaxhimin e fluksit të fluturimeve, si dhe masat e marra për të garantuar një proces pa problematika dhe vonesa. “Në këtë 6-mujor që ne kemi shifrat zyrtare, kemi një numër pasagjerësh pothuajse mbi 17% të zbritur në aeroportin e Tiranës, rreth 6 milionë dhe për ta krahasuar me vitin 2025 kemi rreth 900 mijë pasagjerë më shumë. Konfirmim i trendit të rritjes së menaxhimit të aeroportit, por edhe atë çfarë është evidente në të gjithë Shqipërinë, i fluksit të rritjes së turistëve dhe i menaxhimit të mirë që bëhet në aeroportin e Tiranës”, tha Karakaçi. LEXO EDHE:Nënshkruhen 3 marrëveshje në energji, 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti (VIDEO) Të gjitha shifrat, shtoi Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dëshmojnë edhe një herë se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. “Ne po vazhdojmë rritjen vit pas viti në industrinë e aviacionit civil. Dhe kjo vjen shumë qartë për shkak të politikave të Qeverisë Shqiptare në aviacionin civil që kanë bërë të mundur edhe diversifikimin e operatorëve dhe linjave të trafikut ajror, duke krijuar kështu edhe mundësi më të mira për turizmin, por edhe mundësi për ndërlidhje më të mira ekonomike ndërmjet shteteve, pasi linjat ajrore intensifikojnë marrëdhëniet mes shteteve”, nënvizoi Krakaçi. U.D/Shqiptarja.com TAG: Albcontrol Dritan Isaku Enea Karakaçi aeroporti i rinasit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.2% Jo 45.8% I/e dyzuar 8% Vota total: 1207 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

