Lajme Zone
Eva Longoria shfaqet në superformë me bikini blu gjatë pushimeve në Spanjë
EkonomiGazeta Tema

Eva Longoria shfaqet në superformë me bikini blu gjatë pushimeve në Spanjë

Eva Longoria ka shijuar një ditë me diell në plazhin e Marbellës, në Spanjë, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj verore.

Eva Longoria ka shijuar një ditë me diell në plazhin e Marbellës, në Spanjë, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj verore.

Aktorja 51-vjeçare u shfaq me bikini blu elektrike, duke kaluar kohë me miqtë.

Ajo e kompletoi dukjen me një këmishë linoje ngjyrë bezhë, të cilën e mbajti të hapur, si dhe me syze dielli të zeza dhe një kapele me strehë të gjerë, shkruan DailyMail.

Longoria u zhvendos në Spanjë dy vite më parë së bashku me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre tetëvjeçar, Sebastian.

Familja tashmë e ndan kohën mes Meksikës dhe Spanjës. Aktorja ka treguar më herët se Andaluzia e ka tërhequr prej vitesh, pasi e ka vizituar rajonin për rreth 20 vjet.

Dashuria e saj për Spanjën u bë gjithashtu frymëzim për serialin “Në kërkim të Spanjës”, i cili u shfaq premierë në CNN vitin e kaluar.