Lajme Zone
“Është Tom Cruise?” Sozia e aktorit surprizon tifozët në ndeshjen e Giants
KulturëGazeta Tema

“Është Tom Cruise?” Sozia e aktorit surprizon tifozët në ndeshjen e Giants

Një paraqitje e pazakontë në një ndeshje të San Francisco Giants tërhoqi vëmendjen e tifozëve, pasi një burrë që ngjante jashtëzakonisht shumë me Tom Cruise u shfaq në fushë i veshur si personazhi i famshëm Pete “Maverick” Mitchell nga “Top Gun”.

Një paraqitje e pazakontë në një ndeshje të San Francisco Giants tërhoqi vëmendjen e tifozëve, pasi një burrë që ngjante jashtëzakonisht shumë me Tom Cruise u shfaq në fushë i veshur si personazhi i famshëm Pete “Maverick” Mitchell nga “Top Gun”.

Bëhej fjalë për Jerome LeBlanc, imituesin profesionist që njihet si “California Tom Cruise”. Ai ishte pjesë e ceremonisë së hedhjes së topit të parë, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 40-vjetorin e filmit “Top Gun”.

Ngjashmëria me aktorin hollivudian ishte aq e madhe sa disa tifozë në rrjetet sociale mbetën të pasigurt nëse kishin parë një imitues apo vetë Tom Cruise. “A është vërtet Tom Cruise?”, shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë komentuan se LeBlanc kishte imituar në mënyrë të përsosur pamjen, buzëqeshjen dhe mënyrën e të qeshurit të aktorit.

Një prej reagimeve më pikante ishte ai i një fansi që shkroi se LeBlanc dukej “më shumë si Tom Cruise sesa vetë Tom Cruise” dhe se fillimisht kishte menduar se pamjet ishin krijuar me inteligjencë artificiale.

LeBlanc, me origjinë nga Montreali, e zbuloi rastësisht ngjashmërinë me Cruise pasi u zhvendos në Los Angeles. Ai filloi të performonte në rrugë i veshur me uniformën e pilotit të “Top Gun” dhe shumë shpejt kuptoi se mund ta kthente këtë ngjashmëri në profesion.

Në një intervistë të mëparshme për Cockpit USA, ai ka treguar se performancat i sollën të ardhura më të mira se puna e tij si barist.

Megjithëse diferenca e moshës me Tom Cruise është rreth 30 vjet dhe njerëzit zakonisht nuk e ngatërrojnë drejtpërdrejt me aktorin, LeBlanc thotë se reagimi i parë i shumë personave është të kthehen për ta parë edhe një herë.

Sot ai ka ndërtuar një audiencë të konsiderueshme në rrjetet sociale. Vetëm në TikTok ndiqet nga më shumë se 770 mijë persona, ku vazhdon të publikojë përmbajtje në rolin e “California Tom Cruise”.

Paraqitja e tij në stadium tregoi edhe një herë se sa e fortë është ngjashmëria me yllin e Hollywood-it, duke bërë që për disa momente tifozët të pyesnin veten nëse “Maverick” kishte dalë vërtet nga ekrani.