Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka reaguar lidhur me rastin e konstatuar ditën e djeshme, ku në një segment të vijës bregdetare pranë Hidrovorit Hamallaj në Durrës është konstatuar ngjyrë e errët e ujit, duke ngritur shqetësim te banorët dhe pushuesit. Përmes një njoftimi, Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se në Gjirin e Lalzit nuk shkarkohen ujëra të ndotura në det, pasi sipas Agjencisë, ato trajtohen në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, i sili është në funksion 24 orë në 24. Po ashtu në njoftim theksohet se ngjyra e errët në dalje të kanalit të hidrovorit, lidhet me baticën dhe zbaticën, të cilat krijuan një përzierje me ujin e kanalit, i cili përmban baltë, llum dhe sedimente të tjera. LEXO EDHE:I dënuar me 14 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës Kastriot Dyrmishi (VIDEO) Në përfundim, Ujësjellës-Kanalizimet bëjnë të ditur se sot janë marrë mostra uji në të gjithë zonën dhe në vijim, do të publikoohen parametrat teknikë të ujit në dalje të kanalit të hidrovorit. Njoftimi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve: Në lidhje me problematikën e shkarkimit të Hidrovorit në Hamallaj, Gjiri i Lalzit, ju informojmë si vijon: Në Gjirin e Lalzit nuk shkarkohen ujëra të ndotura në det, por ato trajtohen në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, i cili është në funksion 24 orë në 24. Pas trajtimit, shkarkimi kryhet sipas parametrave të përcaktuar në Përroin e Tarinit. Uji i detit, i cili shkaktoi ngjyrën e errët në dalje të kanalit të hidrovorit, lidhet me baticën dhe zbaticën, të cilat krijuan një përzierje me ujin e kanalit, i cili përmban baltë, llum dhe sedimente të tjera. Shkarkime të tjera të ujërave të zeza nuk ka dhe nuk ka pasur. Sot janë marrë mostra uji në të gjithë zonën dhe, në vijim, do të publikojmë parametrat teknikë të ujit në dalje të kanalit të hidrovorit. Share R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: Vija bregdetare Ujerat e zeza hamallaj gjiri i lalzit Durres Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento fiks: 10/08/2026 16:42 fshati qe duket nuk do kallauz! Përgjigju Tasimi: 10/08/2026 16:24 Si è ben vendin kto hale gjithandej Përgjigju Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.1% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 1335 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

