Lajme Zone
A është vërtet Izraeli gati të tërhiqet nga Gaza?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

A është vërtet Izraeli gati të tërhiqet nga Gaza?

Megjithatë, marrëveshja e arritur të enjten parashikon gjithashtu që Izraeli të tërhiqet nga enklava palestineze dhe pushteti të kalojë gradualisht te një administratë palestineze. Këto kushte janë pritur me rezerva nga politikanët izraelitë dhe nga një pjesë e mediave në Izrael.

Netanyahu Netanyahu përballet me presion politik pas marrëveshjes për çarmatimin e Hamasit, e cila parashikon edhe tërheqjen graduale të Izraelit nga Gaza. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar si një zhvillim pozitiv marrëveshjen sipas së cilës grupi palestinez Hamas ka pranuar të dorëzojë armët e tij në Rripin e Gazës.

Megjithatë, marrëveshja e arritur të enjten parashikon gjithashtu që Izraeli të tërhiqet nga enklava palestineze dhe pushteti të kalojë gradualisht te një administratë palestineze. Këto kushte janë pritur me rezerva nga politikanët izraelitë dhe nga një pjesë e mediave në Izrael.

Qeveria izraelite nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare. Megjithatë, një zyrtar i lartë izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve të premten se, pavarësisht raportimeve për "progres diplomatik në Rripin e Gazës", nuk do të ketë tërheqje nga pozicionet aktuale të ushtrisë izraelite derisa Izraeli të konstatojë atë që e konsideron "çarmatimin e vërtetë të Hamasit".

Nga ana e tij, Trump deklaroi se Izraeli ishte "shumë i kënaqur" me marrëveshjen.

Rreziku politik për Netanyahun

Pas sulmit të 7 tetorit 2023, të udhëhequr nga Hamasi kundër Izraelit, një pjesë e madhe e opinionit publik izraelit vazhdon të mbështesë një qasje të ashpër ndaj palestinezëve në Gaza. Kjo ndodh edhe pse Izraeli zhvilloi më pas një luftë në Gaza, e cila sipas burimit ka marrë jetën e më shumë se 73 mijë palestinezëve dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të territorit.

Një sondazh i zhvilluar në maj tregoi se 82 për qind e hebrenjve izraelitë mbështesnin dëbimin me forcë të palestinezëve nga Gaza. I njëjti sondazh tregonte gjithashtu se 56 për qind e të anketuarve mbështesnin dëbimin edhe të qytetarëve palestinezë të Izraelit.

Një tjetër sondazh, i realizuar një muaj më vonë, zbuloi se 64 për qind e të pyeturve besonin se në Gaza "nuk ka civilë të pafajshëm".

Në të njëjtën kohë, shumë politikanë izraelitë, përfshirë ministra të qeverisë, kanë deklaruar se në të ardhmen synojnë të ndërtojnë vendbanime hebraike në Gaza, të ngjashme me ato që ndodhen në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Për këtë arsye, perspektiva e një tërheqjeje izraelite nga Gaza dhe fillimi i rindërtimit të territorit shihet si e papranueshme nga shumë politikanë izraelitë.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, e quajti marrëveshjen "të papranueshme".

"Një angazhim për të ndaluar eliminimin e vrasësve të Hamasit është njësoj si t'i japësh Hamasit mundësinë të përgatitet për masakrën e radhës", shkroi Ben-Gvir në rrjetet sociale.

Ai shtoi se operacionet ushtarake në Gaza duhet të vazhdojnë dhe se duhet të nxitet emigrimi i palestinezëve. Termi "nxitje e emigrimit" konsiderohet gjerësisht si referencë ndaj spastrimit etnik.

Edhe figura politike të konsideruara më të moderuara, si ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe rivali kryesor i Benjamin Netanyahut në zgjedhjet e ardhshme, Gadi Eisenkot, shprehën skepticizëm.

Sipas tij, çdo marrëveshje që nuk arrin objektivin kryesor të luftës – shkatërrimin e fuqisë ushtarake dhe politike të Hamasit – përbën një dështim të plotë.

"Kanë kaluar gati tre vjet nga mëngjesi i 7 tetorit dhe Hamasi ka rikuperuar forcat e tij, duke pasur një numër militantësh të ngjashëm me atë që kishte në mbrëmjen e 6 tetorit", shkroi Eisenkot.

Llogaritjet politike

Benjamin Netanyahu nuk ka komentuar ende publikisht marrëveshjen. Sipas analistes dhe sondazhistes amerikano-izraelite Dahlia Scheindlin, kryeministri ndodhet përballë një sfide të madhe politike, pasi zgjedhjet parlamentare janë vetëm pak muaj larg.

Sipas saj, shpresa më e madhe e Netanyahut për të shmangur një dënim me burg, nëse shpallet fajtor për akuzat për korrupsion, është fitorja në zgjedhjet e tetorit.

Megjithatë, opozita aktualisht kryeson në disa sondazhe dhe mund të sigurojë numrin e nevojshëm të mandateve për të formuar qeverinë.

"Vendimet e Netanyahut nuk lidhen me traumën publike të shkaktuar nga 7 tetori, por me llogaritjet politike. Ai do të ketë parasysh, mbi të gjitha, qëndrimin e partnerëve të tij aktualë të koalicionit", tha Scheindlin.

Sipas saj, një tërheqje e plotë nga Gaza është praktikisht e pamundur. Megjithatë, Netanyahu duhet të ruajë ekuilibrin mes aleatëve të tij të djathtë në Izrael dhe administratës amerikane, e cila duket gjithnjë e më e pakënaqur me qëndrimin e tij.

Scheindlin vlerëson se ai mund të pranojë vetëm lëvizje simbolike të ushtrisë izraelite brenda Gazës, pa hequr dorë realisht nga kontrolli ushtarak.

Një mundësi tjetër, sipas saj, do të ishte rikthimi i forcave izraelite në pozicionet e parashikuara nga marrëveshja e armëpushimit e tetorit 2025. Sipas burimit, pas asaj marrëveshjeje Izraeli ka vrarë më shumë se 1.200 palestinezë dhe ka zgjeruar vazhdimisht territorin nën kontrollin e tij, duke mos respektuar marrëveshjen.

Presioni nga Uashingtoni

Ruajtja e marrëdhënieve me administratën amerikane pritet të jetë një sfidë jo vetëm për Netanyahun, por për të gjithë politikanët që synojnë drejtimin e Izraelit.

Një zyrtar amerikan, gjithashtu në kushte anonimiteti, deklaroi se Presidenti Trump do të ishte "shumë, shumë i zhgënjyer" nëse Izraeli nuk do të respektonte marrëveshjen për çarmatimin.

Profesori i Studimeve Izraelite në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA), Dov Waxman, tha se Netanyahu tashmë e ka të vështirë të formojë një qeveri dhe se mbështetja e kësaj marrëveshjeje do ta komplikonte edhe më shumë situatën.

Sipas tij, Netanyahu ka arritur edhe më parë të shmangë zbatimin e disa detyrimeve ndaj Gazës për të ruajtur unitetin e koalicionit të tij të djathtë, ku disa partnerë kanë kërcënuar vazhdimisht se do ta rrëzonin qeverinë nëse lufta do të përfnte pa humbjen totale të Hamasit.

Waxman paralajmëron se heshtja e Netanyahut nuk mund të zgjasë pafundësisht.

"Nëse ai e kritikon marrëveshjen, rrezikon të zemërojë Trumpin, nga i cili shpreson të marrë mbështetje gjatë fushatës zgjedhore, qoftë përmes një thirrjeje për falje, qoftë përmes përparimit të normalizimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite, ose të dyja", tha ai.

Ndërkohë, edhe pse një pjesë e opinionit publik izraelit është bërë më skeptike ndaj prioriteteve të administratës Trump për sigurinë e Izraelit, shumica e qytetarëve dhe establishmentit politik vazhdojnë ta konsiderojnë mbështetjen amerikane si jetike.

Presidenti i Institutit Izraelit për Politikat Rajonale të Jashtme "Mitvim", Nimrod Goren, beson se Netanyahu do të përpiqet të kënaqë Trumpin në aspektin diplomatik, pa ndryshuar realisht politikën në terren.

"Ai do t'i japë Trumpit njoftimin, ceremoninë e nënshkrimit dhe gjithë simbolikën që kërkon, por nuk besoj se do të tërhiqet nga Gaza", tha Goren.

Sipas tij, kundërshtimi i Netanyahut ndaj një tërheqjeje nuk lidhet vetëm me opinionin publik.

"Kjo bie ndesh me gjithë filozofinë, ideologjinë dhe botëkuptimin e tij, sipas të cilit Izraeli duhet të jetë i pranishëm përtej kufijve të tij, kudo ku një kërcënim mund të shndërrohet në veprim. Përkundrazi, unë pres përshkallëzim të situatës para zgjedhjeve, jo diskutime për tërheqje.", tha ai./Përshtati "Pamfleti", nga "Al Jazeeraizrael gaza lufte Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Tërmeti në Napoli, 10 të plagosur dhe dëme të mëdha në banesa e kisha 31 Korrik 2026, 22:5522:55Rajoni dhe Bota Pas masave të Italisë, Franca përforcon kontrollet në kufirin me Spanjën 31 Korrik 2026, 22:5022:50Rajoni dhe Bota Kriza e emigracionit në Cueta, kryeministri i Sllovakisë bën thirrje për mbrojtje të kufijve të jashtëm të Shengenit 31 Korrik 2026, 22:4122:41Rajoni dhe Bota Marrëveshja për çarmatimin e Hamasit, reagon kryeministri pakistanez: Plani i paqes në Gaza do të zbatohet 31 Korrik 2026, 22:1422:14Rajoni dhe Bota Trump refuzon t'i japë Ukrainës teknologjinë Patriot: Një ditë mund të kthehen kundër nesh 31 Korrik 2026, 22:1022:10Rajoni dhe Bota Vijon goditja ndaj armiqve të Putinit, urdhër-arresti për vajzën e kritikut të "Carit" rus 31 Korrik 2026, 21:5021:50Rajoni dhe Bota