Lajme Zone
A do të pranojë Gjykata Kushtetuese të bëhet vasale e çiftit Veliaj-Xoxa?
PolitikëCNA

A do të pranojë Gjykata Kushtetuese të bëhet vasale e çiftit Veliaj-Xoxa?

Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata ...

Në mediat e pushtetit ditën e sotme u raportua se Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 24 nëntor për të shqyrtuar kërkesën e Ajola Xoxës në lidhjet me sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve të saj elektronike. Në fakt, Gjykata Kushtetuese është e lexuar nga opinion publik dhe po të pyesësh avokatë dhe juristë se cili është qëndrimi i tyre, do të thonë 4 janë njerëzit e pushtetit, afër tij, të blera ose jo, kjo ka pak rëndësi por që janë lexuar mjaft mirë në çështjen e Erion Veliajt. Katërshja "fantastike" dhe revolucioni kundër Kushtetutës 7 Korrik, 12:46 Çuditërisht ka pasur dhe ndonjë gjyqtare që pretendohet të jetë më realiste, por tek çështja Veliaj është sjellë si me çështjen Meta, megjithëse janë rastë të ndryshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Ajola Xoxa nuk shkon në “Kushtetuese” thjesht për procedurë, por sepse katër gjyqtarë “kamikazë”, nuk mundën të bëheshin 5 dhe ky i fundit që mund të quhet lavjerrësi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ishte Igli Toska nuk shkoi në krah të 4 “kamikazve” për të nxjerrë Erion Veliajn nga burgu por u dha një vendim ku iu kërkua Gjykatës së Lartë të argumentonte pse kryebashkiaku duhet mbajtur në burg, veprim që Gjykata e Lartë e bëri me datë 15 shtator. Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg 15 Shtator, 11:09 Në 24 nëntor, Gjykata Kushtetuese duhet të japë një vendim për pajisjet elektronike dhe telefonat e Ajola Xoxës.

Në fakt në gjykatë, SPAK ka çuar dhjetëra prova që janë zbuluar nga pajisjet elektronike të Ajola Xoxës, duke nisur që nga 100 mijë eurot e gjetura në kasafortë, pronësia e të cilave i ngeli Ajolës, që nga skemat e njerëzve të aferës së inceneratorëve që dalin në kompjuterin e Ajola Xoxës, që nga kontrata apo ndryshime provash që janë bërë pas fillimit të hetimeve nga SPAK apo orientimeve të marra për pagesë që janë gjetur në telefonat e Ajola Xoxës. SPAK-u zbërthen skemën e korrupsionit Veliaj-Xoxa/ Si përfituan shuma të mëdha parash dhe pasuri të paluajtshme

10 Shtator, 15:44 Mjafton të shohim aktet që SPAK ka çuar në gjykatë dhe zbulojmë se telefoni i Ajola Xoxës ka qenë një thesar për të zbuluar aferën korruptive, që qendrën e kishte në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, tentakulat e së cilës shkonin deri te ajo dhe familjarët e saj, tek qendrat e kurimit të artit dhe kulturës të cilat menjëherë pas hetimeve u zhdukën, tek vendosja e instalacionit “Bleta” tek landiflli i Tiranës, atje ku do të ndërtohej inceneratori që nuk ekziston megjithëse janë marrë qindra miliona euro nga shqiptarët e varfër. Tri pika me shumë përgjigje për kuratoren Ajola Xoxa

13 Gusht, 11:34 Nuk jemi në një rast ku në Gjykatën Kushtetuese po shkohet për një procedurë të thjeshtë por kërkohet të hidhen në erë provat e gjetura në kompjuterat dhe telefonat e Ajola Xoxës që lidhin skema të OJF-ve, kryetarin e bashkisë, pagesat, ndryshimet e provave apo materialet e përgatitura për kompanitë e lidhura me aferën e inceneratorëve. Skema e mirorganizuar/ Ajola Xoxa krijonte OJF fiktive, Veliaj firmoste fonde dhe pagesa

29 Korrik, 12:39 Një pjesë e madhe e këtyre janë zbuluar dhe kanë lidhur provat pas marrjes së telefonave dhe pajisjeve elektronike të Xoxës, e cila tani kërkon që këto prova të zhduken, për të shpëtuar veten dhe bashkëshortin, dy individë këta që kanë shfrytëzuar pushtetin për interesat e tyre personale. Ështe shfrytëzuar bashkia e Tiranës si thes me miell për ta gjuajtur dhe për ta mbledhur më pas rreth e rrotull Ajola Xoxës, për të gatuar brumin e korrupsionit dhe përfitimit të qindra mijëra eurove. Ekskluzive/ A pagoi Erion Veliaj nga Bashkia e Tiranës familjarët e Ajola Xoxës?

18 Qershor, 17:41 Ndaj, ajo po shkon jo pa qëllim në Gjykatën Kushtetuese, atje ku kërkon edhe një herë një balancë me shumicë votash për të rrëzuar prova. Pyetja në këtë rast është një dhe vetëm një: A do të pranojë Gjykata Kushtetuese të bëhet vasale e çiftit Veliaj-Xoxa? Kjo pytetje është thelbi i përgjigjes që duhet të marrim nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku do të japin vendimin e tyre për kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.