Një ditë më parë Ergys Agasi, u arrestua në zonën e njohur si “Plepat” në Durrës, ndërsa lëvizte me automjet. Gazetarja Klodiana Lala tha për “News24”, se Agasi e konsideronte veten të paprekshëm edhe për faktin se kishte ndikim brenda radhëve të policisë. Gjithashtu gazetarja Lala nënvizoi se tashmë mbetet për t’u parë nëse Ergys Agasit do t’i ofrohet bashkëpunimi me drejtësinë “Kishte ndikim brenda radhëve të policisë dhe e konsideronte veten të paprekshëm. Njeriu i besuar i Ilir Prodës, Uljan Shpataraku ishte me të në momentin e ndalimit. Arben Ahmetaj e ka konsideruar si eminencë gri të kryeministrit. Konsiderohej se kishte fuqi të jashtëzakonshme në policinë e shtetit. Në aksin Elbasan Durrës kishte edhe lidhjet më të forta. Dhe nga mënyra se si ka lëvizur, e ka parë si një gjë normale dhe ka mbivlerësuar njohjet e tij në policinë e shtetit dhe ka ardhur në rrugë dytësore më të gjata. Momentin e parë ai ka përdorur një fjalor jo normal, por më pas i është bindur të gjitha thirrje të autoriteteve. Gjatë gjithë kohës ka qëndruar i heshtur dhe ka bërë vetëm procedura standarde. Nuk janë gjetur sende të tjera të paligjshme. Në shumicën e kohës lëvizte edhe me mjete të blinduara. Pasi u shoqërua dhe u vendos në bllokun e sigurisë ka kërkuar avokatin. Afera AKSHI është ndoshta ndër aferat më kriminale dhe SPAK pretendon se ka prova dhe e konsideron atë bashkë me Ermal Beqiraj dhe kreun e grupit kriminal. Në dy javë përgjime e vëzhgime dhe mund të ketë të dhëna të tjera dhe mund të ketë një panoramë më të gjerë për mënyrën se si ka rënë në pranga. Por duhet thënë se përfi në pranga sepse i humbi ndikimi nga ata se ata që konsideroheshin të besuarit e tij u larguan nga pozicione drejtuese në polici. Duhet thënë se ndoshta nga ana e SPAK mund t’i ofrohet mundësia të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të nja favorizimi sa i përket masës së dënimit. Por afera e AKSHI-t, ka video të regjistruara nga vetë Agasi, në zyrën e tij , aty ku mendohet se ka edhe të tjerë zyrtarë të lartë që kanë pasur takime me Agasin. Nëse do pranojë bashkëpunimin mund të jetë ndër të penduarit e drejtësisë edhe pse kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë”, tha ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ergys Agasi
