Lajme Zone
9 vite “Shqipëria që duam”, tani “Pasqyrë Albania”, a është ky dështimi që Rama nuk e pranoi?
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

9 vite “Shqipëria që duam”, tani “Pasqyrë Albania”, a është ky dështimi që Rama nuk e pranoi?

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër mekanizëm për komunikimin mes qytetarëve dhe administratës. “Pasqyrë Albania”, ose sipas përshkrimeve të bëra publike edhe “Mirror Albania”, synon të mbledhë problematikat e qytetarëve dhe t’u mundësojë atyre ndjekjen e statusit të kërkesave të tyre në kohë reale. Platforma e re u bë publike pas mbledhjes së socialistëve në Pogradec, ku Rama foli për

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër mekanizëm për komunikimin mes qytetarëve dhe administratës. “Pasqyrë Albania”, ose sipas përshkrimeve të bëra publike edhe “Mirror Albania”, synon të mbledhë problematikat e qytetarëve dhe t’u mundësojë atyre ndjekjen e statusit të kërkesave të tyre në kohë reale. Platforma e re u bë publike pas mbledhjes së socialistëve në Pogradec, ku Rama foli për një “pasqyrë unike” ku qytetarët do të kenë të pranishme institucionet dhe ku çdo kërkesë apo shqetësim do të mund të ndiqet në kohë reale, njësoj si një pako postare.

“Kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, ‘Pasqyrë Albania’, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, deklaroi Rama pas mbledhjes disa orëshe ne Pogradec.

Sipas informacionit të publikuar për mënyrën se si pritet të funksionojë platforma, “Pasqyrë Albania” do të ketë dy komponentë: “Flamingo Albania”, ku do të mblidhen problematikat që nuk janë zgjidhur nga administrata, dhe “Radar”, përmes të cilit qytetari do të mund të ndjekë statusin e ankesës së tij. Synimi i deklaruar është që problematikat të zgjidhen brenda dy javësh.

Por ideja e një platforme ku qytetari i drejtohet qeverisë për problemin e tij dhe më pas ndjek trajtimin e ankesës nuk është e re. “Shqipëria që duam” premtonte zgjidhjen e halleveQë prej vitit 2017, qeveria Rama kishte vënë në funksionim platformën “Shqipëria që duam”, e cila u promovua si një kanal i drejtpërdrejtë komunikimi mes qytetarëve dhe qeverisë.

Vetë platforma përshkruhej si një mekanizëm i hapur komunikimi dhe ndërveprimi me qytetarët.

Në vitin 2018, vetëm disa muaj pas nisjes, Rama e paraqiste platformën si një nga instrumentet kryesore të mënyrës së re të qeverisjes. Në raportin 10-mujor të publikuar atë vit, qeveria deklaronte se 13,694 probleme dhe halle të qytetarëve ishin zgjidhur përmes platformës.

Në të njëjtin raport thuhej se 9,454 qytetarë ishin bërë pjesë e platformës si përdorues dhe kontribuues.

Rama e përdorte atëherë platformën edhe si argument kundër burokracisë dhe korrupsionit në administratë, duke e paraqitur bashkëqeverisjen me qytetarët si një mënyrë për të mos i lënë problemet në sirtarët e institucioneve.

Por pikërisht këtu shfaqet një nga kontradiktat e para të këtij mekanizmi.

420 zyrtarë nuk iu përgjigjën në kohë qytetarëveNë verën e vitit 2018, një raport i qeverisë evidentoi se 420 zyrtarë në nëntë ministri ishin përgjegjës për mospërgjigjen në kohë ndaj problemeve të adresuara nga qytetarët përmes platformës.

Në listë përfshiheshin Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mbrojtjes.

Pra, ndërsa platforma promovohej si një mekanizëm që do ta afronte qytetarin me shtetin dhe do të shmangte zvarritjen administrative, vetë raportimet e asaj kohe tregonin se një numër i konsiderueshëm zyrtarësh nuk kishin reaguar në afatet e përcaktuara.

Madje, në atë periudhë platforma ishte bërë edhe një nga treguesit për vlerësimin e punës së ministrave. Në gusht 2018 raportohej se Rama e konsideronte atë një instrument për të matur performancën e kabinetit.

Platforma nuk u mbyll, por u institucionalizua

“Shqipëria që duam” nuk rezulton të jetë braktisur pas viteve të para. Përkundrazi, mekanizmi i bashkëqeverisjes u institucionalizua më tej.

Në vitin 2021 u miratua Ligji nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, ligji ka si qëllim krijimin e kushteve për ndërveprimin mes administratës shtetërore dhe qytetarëve, me synim përmirësimin e shërbimeve publike dhe përfshirjen e qytetarëve në bashkëqeverisje përmes platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”. Pra, nuk kemi të bëjmë me një platformë të vjetër që thjesht u zhduk dhe tani po zëvendësohet nga një tjetër.

Përkundrazi, edhe sot administrata e konsideron “Shqipërinë që duam” pjesë të mekanizmit zyrtar të bashkëqeverisjes.

Një vendim i Këshillit të Ministrave i vitit 2023 përcakton rregullat për bazën e të dhënave të platformës “Me ty për Shqipërinë që duam” dhe ndërveprimin e saj me sistemet e tjera elektronike të institucioneve. Në të njëjtin vendim përcaktohet se Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje ndjek edhe trajtimin e ankesave dhe kërkesave të administruara përmes platformës www.shqiperiaqeduam.al. Edhe dokumente të administratës publike në vitin 2025 tregojnë se platforma vazhdon të përdoret.

Sipas Raportit të Monitorimit për vitin 2025, në Platformën e Bashkëqeverisjes u regjistruan 22,356 çështje nga qytetarë dhe biznese, lidhur me probleme me qeverisjen qendrore dhe vendore.

Pra, nëse në vitin 2025 ekzistonte ende një platformë e institucionalizuar, e cila regjistroi mbi 22 mijë çështje të qytetarëve dhe bizneseve, pse në vitin 2026 qeveria ka nevojë për një tjetër platformë për të zgjidhur pikërisht këto probleme?

Nga “13 mijë halle të zgjidhura” te një tjetër platformëKjo e bën historinë e dy platformave të paktën të krahasueshme.

Në vitin 2018, qeveria deklaronte 13,694 probleme të zgjidhura në 10 muaj përmes “Shqipëria që duam”.

Në vitin 2025, sipas raportit zyrtar, platforma e bashkëqeverisjes regjistroi 22,356 çështje, nga të cilat 6,422 u zgjidhën.

Dhe në gusht 2026, qeveria prezanton “Pasqyrë Albania”, me synimin për të mbledhur problematikat e pazgjidhura dhe për t'u dhënë qytetarëve mundësi t'i gjurmojnë ato në kohë reale. 7 orë takim me drejtuesit e PS, Rama flet pas mbledhjes në Pogradec

23 Gusht, 19:10 Mbledhja e Ramës në Pogradec, Berisha: “Pasqyrë Albania”, Diella e re shumë milionëshe

23 Gusht, 21:20 Atëherë, pse “Pasqyrë Albania”?

Në vitin 2017-2018 qeveria premtoi një kanal të drejtpërdrejtë ku qytetari do të paraqiste problemin dhe administrata do ta trajtonte.

Në vitin 2021 ky mekanizëm u institucionalizua me ligj.

Në vitin 2023 u përcaktuan edhe rregullat për bazën e të dhënave dhe ndërveprimin e platformës me sistemet e institucioneve.

Në vitin 2025, sipas të dhënave zyrtare, në të u regjistruan më shumë se 22 mijë çështje.

Dhe në gusht 2026, qeveria prezanton “Pasqyrë Albania”, duke premtuar sërish një sistem ku qytetari do të mund të ndjekë në kohë reale kërkesën e tij dhe ku evidentohet shkelja e afateve nga institucionet.

Në kushte të tilla, natyrshem linda pyetja, se çfarë nuk funksionoi në modelin e bashkëqeverisjes që qeveria e ndërtoi, e ligjëroi dhe e përdori për vite me radhë? Rama nuk ka deklaruar se platforma e mëparshme ka dështuar, por fakti që pas një periudhe kaq të gjatë prezantohet një sistem i ri për një funksion të ngjashëm ngre dyshimet nëse “Pasqyrë Albania” është thjesht një përmirësim teknologjik apo një përpjekje për të korrigjuar një model që nuk arriti të japë rezultatet e premtuara./ S.Gj- Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm