Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

8 vatra zjarri aktive në vend, 2 banesa evakuohen në Xhyrë të Librazhdit, mbi 100 forca në Sllatinë të Dibrës! Një i shoqëruar për zjarrëvënien në Vranisht të Vlorës(VIDEO)


Nga Dajti te Dibra, Bulqiza, Librazhdi e Gjirokastra, vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, ushtarake dhe mjete ajrore

17 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit deri në orën 20:00 të 28 gushtit, ndërsa 8 prej tyre vijojnë aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë shuar plotësisht. Në Malin e Dajtit vijojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse. Në Qafë të Helmës dhe Vajkal të Bulqizës vijon puna për shuarjen e flakëve, ndërsa në Vajkal janë angazhuar 95 forca, përfshirë 20 efektivë të FA dhe një helikopter. LEXO EDHE:Zjarr masiv pranë fshatit Muzhakë të Matit, flakët përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe me dushqe (VIDEO) Në Sllatinë të Dibrës situata është rënduar për shkak të temperaturave dhe erës, me mbi 100 forca në terren dhe një helikopter të FA. Në Xhyrë të Librazhdit zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa dy banesa janë evakuuar dhe në operacion është angazhuar edhe një helikopter. Në Tërbuq të Gjirokastrës zjarri ka përshkuar rreth 30 hektarë, por është nën kontroll të plotë. Ndërkohë, në Dragot të Tepelenës janë nisur 30 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA, ndërsa në Çorrush të Mallakastrës vijon puna me dy automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të MZSH. Në Tërbaç të Vranishtit, në Himarë, po punohet për shuarjen e zjarrit në sipërfaqe pyjore me shkurre, me dy automjete zjarrfikëse, 9 efektivë të MZSH Himarë, si dhe mbështetje nga ajri me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor. Për situatën në Vranisht, policia ka shoqëruar një person të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Në rang vendi janë angazhuar gjithsej 50 forca ushtarake, 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor i FA. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:12 Zjarr masiv pranë fshatit Muzhakë të Matit, flakët përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe me dushqe (VIDEO) Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme mbi fshatin Muzhakë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.Burime për Report Tv bëjnë të ditur se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me dushqe dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë së thatë.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Bashkisë Mat, Shërbimit Pyjor e banorë të zonës, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 19:57 Zjarri në Vranisht të Himarës, digjen hektarë me ullinj dhe koshere bletësh! (VIDEO) Zjarri në fshatin Vranisht të Bashkisë së Himarës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke rrezikuar banesa dhe duke djegur shumë koshere me bletë.Po ashtu, burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë djegur disa hektar me ullinj dhe pemë të ndryshme, por shqetësimi kryesor i banorëve të zonës është te kosheret e bletëve.Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në terren për evidentimin e dëmeve dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 18:04 Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës, identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies! Nisin hetimet në gjendje të lirë për 49-vjeçarin (VIDEO) Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal të Bulqizës.Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se autori i dyshuar i zjarrvënies është një 49-vjeçar, ndaj të cilit nisën hetimet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.Njoftimi i Policisë:Bulqizë/Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal, nis procedimi penal ndaj tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas njoftimit se në malin e fshatit Vajkal, Njësia Administrative Fushë-Bulqizë, kishte rënë zjarr, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e autorësisë së zjarrvënies.Nga veprimet hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Vajkal, ndaj të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. 49-vjeçari, u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër për trajtim të specializuar.Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve, barishteve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:25 Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, momenti kur helikopteri furnizohet me ujë për shuarjen e flakëve Një helikopter po mbështet nga ajri operacionin për shuarjen e flakëve në fshatin Vranisht të Vlorës.Report Tv ka siguruar pamjet kur helikopteri furnizohet me ujë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në këtë zonë, të cilat kanë marrë përmasa kritike, të favorizuara edhe nga era e fortë.Ndërkohë në terren pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:55 Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shuarjen e flakëve Një zjarr i madh në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Bashkisë Memaliaj po shkrumbon ullishtet dhe drurët frutorë të zonës.Përhapja e shpejtë e flakëve po e bën të vështirë punën e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 16:22 Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi, 1 i ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Për situatën, autoritetet kanë ndaluar një një person për zjarrvënie të qëllimshme. Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 16:03 Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve drejt zonave të banuara. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 14:39 Zjarr në Vranisht të Himarës, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO) Një zjarr ka rënë rreth orës 12:00 në fshatin Vranisht, në Bashkinë Himarë.Flakët janë përhapur në zonë, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 14:10 Zjarr në Maliq, flakët përfshijnë pyje dhe kullota në fshatin Plovisht (VIDEO) Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pyje dhe kullota në fshatin Plovisht, në Maliq. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe forcat e sektorit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen. Aktualisht, situata është vënë nën kontroll dhe puna vijon për fikjen e plotë të zjarrit. U.D/Shqiptarja.com Share Xh.K/U.D/Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4840 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?