Pak ditë pas deklaratave të Edviol Kullurit (Kryendriturit) se ai nuk merr më pjesë në protestë pasi ajo është uzurpuar, një thirrje dialogu erdhi nga sheshi para kryeministrisë. “Duan të na përçajnë, por ja ku jemi prapë. Ka dhe disa që kanë hatërmbetje personale. Atyre u them ejani të flasim”, tha një protestues. LEXO edhe...Tritol në banesën e 72-vjeçarit në Tufinë, shpallen në kërkim 3 vëllezërit! Nuk i bënë mobiliet djalit të të moshuarit “Pikat janë 5. Te pikat bashkohemi, mendimet janë të ndryshme”, tha aktivisti Edison Lika. Të pakët në numër në ditën e 70-të, u përsëritën thirrjet që dëgjoheshin më dendur në javët e para. Konkretisht, mbrojtja e Rrjollit, Zvërnecit dhe anulimi i Paketës së Maleve. Gjithashtu, refuzuan edhe ‘Besën’ e kryeministrit Rama. “Nuk e shesim Zvërnecin, Rrjollin, nuk i bëjmë kurban pikat malore me Paketën e Maleve, s’e duam ligjin për investitorët strategjikë se e duam vendin tonë”, tha Lika. “Në një Shqipëri të re nuk do të ketë opozitë të shitur e kryeministër që bën pazare me opozitën në kurriz të njerëzve të thjeshtë. S’mund të pranojmë besë nga i pabesi dhe besën e kemi vetëm nga njëri-tjetri për të mbrojtur Shqipërinë”, u shpreh Luçiana Kokaj. Lajm në përditësim... P.J/E.H/ReportTv.al protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.4% Jo 60.8% Nuk e di 4.8% Vota total: 3651 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
