Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar gjatë protestës së ditës së djeshme, ku tre janë kalimtarë dhe tre protestues. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 3 kalimtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital, ndërkohë njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Sa i përket gjendjes së 3 protestuesve, gjithashtu edhe këta janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit. Do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, si paraqitet gjendja e të riut që iu dëmtua këmba

