Lajme Zone
Tragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit

Zbardhen rrethanat e zjarrit të rënë rreth mesnatës në banesat sociale në Shkozë, ku humbën jetën dy bashkëshortë të moshuar.

Zbardhen rrethanat e zjarrit të rënë rreth mesnatës në banesat sociale në Shkozë, ku humbën jetën dy bashkëshortë të moshuar.

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë të Tiranës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

Nga hetimet paraprake, ku morën pjesë ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se 35-vjeçari me inicialet Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës së çiftit 65 vjeçe dhe 68 vjeç, Ismete dhe Agim Ziu, të cilët ishin prindërit e bashkëjetueses së tij.

Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.

Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e mundshme të zjarrvënies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiaTiranë