Lajme Zone
PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve
PolitikëEuronews Albania

PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve

Partia Demokratike ka njoftuar se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohej në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”. Mbledhja raportohej se do të mbahej lidhur me situatën e fundit të protestës të studentëve në Tiranë.

Partia Demokratike ka njoftuar se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohej në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”. Mbledhja raportohej se do të mbahej lidhur me situatën e fundit të protestës të studentëve në Tiranë. Deputetët e PD kanë deklaruar se do t’iu bashkohen protestuesve e të rinjve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, prandaj dhe mbledhja nuk do të mbahet. Sipas njoftimit të mëparshëm të PD, në mbledhje do të mbante fjalën kryetari i partisë, Sali Berisha. Nuk dihet nëse ai do të dalë më vonë e të mbajë një reagim për mediat lidhur me protestën.