Protestuesit largojnë deputetëtë e PD-së nga tubimi “Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues teksa e lagin me ujë. Prania e disa deputetëve të Partisë Demokratike në protestën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë nuk është pritur mirë nga një pjesë e protestuesve, të cilët u kanë kërkuar përfaqësuesve të opozitës të largohen.
“Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues teksa e lagin me ujë.
Mes politikanëve që janë përballur me reagimin e protestuesve kanë qenë Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo. Të rinjtë nuk kanë pranuar praninë e tyre në tubim dhe u kanë kërkuar të largohen nga zona ku po zhvillohet protesta.
Pas largimit të përfaqësuesve të PD-së, protestuesit kanë vijuar tubimin përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë regjistruar sërish përplasje me forcat e policisë.
Protesta e studentëve nisi më herët se orari i paralajmëruar prej orës 14:00, me pjesëmarrjen e të rinjve nga disa fakultete të Tiranës. Studentët janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë lidhur me kushtet në universitete, tarifat e shkollimit, vështirësitë ekonomike dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit.
Gjatë tubimit janë regjistruar tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka përdorur autobotin e ujit për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë rikthyer më pas pranë ministrisë. Gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike dhe bomba molotov në drejtim të godinës.
Ndërkohë, largimi i përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me thirrje kundër drejtuesve të të dyja forcave kryesore politike, ndërsa studentët kanë vijuar protestën përpara Ministrisë së Arsimit.protestuesit largojnë deputetëtë e pd-së nga tubimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përshkallëzohet protesta, studentët u vënë flakën tabelave të reklamave 14 Tetor 2026, 13:5213:52Aktualitet Artan Gaçi sërish në SPAK, ish-deputeti i PS 'kyç gojën' para gazetarëve pas del nga Prokurorinë e Posaçme 14 Tetor 2026, 13:4613:46Aktualitet Studentët mesazh të qartë partive që tentojnë të bëjnë pis revoltën: Qëndroni larg! 14 Tetor 2026, 13:3513:35Aktualitet Përshkallëzohet protesta, studentët afrohen sërish te Ministria e Arsimit: Poshtë diktatura 14 Tetor 2026, 13:3213:32Aktualitet Plagoset me sende të forta në kokë një protestues, kërkohet ndërhyrja e ambulancës 14 Tetor 2026, 13:2313:23Aktualitet Revoltë dhe kaos nga protesta studentore, vjen reagimi i parë nga BE 14 Tetor 2026, 13:1213:12Aktualitet

