Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar pasditen e sotme, teksa një grup të rinjsh kanë ndezur flakë në koshat e mbeturinave. Protesta është shoqëruar me tensione dhe tym e zjarr në rrugë. Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje për të shuar flakët, për të rikthyer rendin dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Deri më tani nuk raportohet për shoqërime në komisariat, ndërsa policia ka rrethuar zonjën për të mbajtur situatën nën kontroll. PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve

