Më 8 nëntor 1462, Imzot Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, e njohur si dëshmia më e hershme e datuar e gjuhës shqipe të shkruar. Sot shënohen 564 vite nga ky dokument, i cili u zbulua në vitin 1915 në një bibliotekë të Firences. “Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit”, është fjalia e shkruar nga kryeipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, që në shqipen e sotme do të thotë: “Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt”. LEXO edhe...Skënderbeu-Vllaznia, sfida e të pa kënaqurve! Elbasani përmbys Laçin, trajneri Daja: Kemi mentalitet fituesi! Tre pikë edhe për Egnatian Formula u përfshi në një dokument në gjuhën latine, gjatë një kuvendi kishtar të mbajtur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Mat. Ajo u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rastet kur jeta e tyre ishte në rrezik dhe nuk kishte prift të pranishëm. Dokumenti që ruan këtë fjali u zbulua në vitin 1915 nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, në Bibliotekën Laurentiana të Firences. Autori i saj, Pal Engjëlli, ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. I lindur rreth vitit 1417, në familjen fisnike të Engjëllorëve të Drishtit, ai shërbeu si kryeipeshkëv i Durrësit, diplomat dhe këshilltar i Heroit Kombëtar. Pal Engjëlli luajti rol edhe në marrëdhëniet diplomatike të Skënderbeut me Papët, Venedikun, Raguzën dhe princërit italianë. Në vitin 1459 ndërmjetësoi për pajtimin e Skënderbeut me Lekë Dukagjinin, ndërsa në vitin 1461 shoqëroi Skënderbeun gjatë udhëtimit të tij në Itali dhe Raguzë. Në vitin 1465 ai u dërgua në Venedik për të përfaqësuar interesat e Skënderbeut. Pal Engjëlli ndërroi jetë rreth viteve 1469–1470, por emri i tij mbetet i lidhur me historinë e gjuhës shqipe përmes Formulës së Pagëzimit, dokumentit që dëshmon përdorimin e shqipes së shkruar në shekullin XV./VaticanNews U.D/ReportTv.al skenderbeu gjuha shqipe Pal Engjëlli Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.9% Veliajn 18.2% Asnjërin 32.9% Vota total: 1868 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

