Nga 44 vatra zjarri që u raportuan në 24 orët e fundit sipas ministrisë së Mbrojtjes 14 janë ende aktive dhe 9 po mbahen në monitorim.
Vatrat kryesore janë në Shkodër, Tiranë, Dibër, Lezhë dhe Berat.
Në Shkodër flakët vijojnë në Bardhaj – Myselim ku për shuarjen e tyre janë angazhuar forca nga toka dhe ajri. 71 efektivë po ndihmohen nga 2 helikopeterë të Forces Ajrore. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Aktive janë gjithashtu vatrat në Mnelë të Vogël, Naraç dhe malin e Tërbunit. Ndërsa zjarri në Bërdicë është nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Ndërkohë zjarret vijojnë në malin e Dajtit ku janë angazhuar 82 efektivë dhe një helikopter.
Në Kryezi të Kavajës për shuarjen e flakëve po ndihmon nje 1 avion air tractor. Vatër aktive zjarri ka dhe në Selitë të Malit.
Në Dibër aktive janë vatrat në Vajkal, Lundre–Madhesh, Qafën e Helmes dhe Cerrujë.
Ndërsa në Lezhe zjarri është aktiv në Gallatë dhe Kalivaç–Zimaj–Kashnjet. Flakët nuk paraqesin rrezik për banesat. Për shuarjen e tyre anë angazhuar 63 efektivë dhe 2 helikopterë.
Në Berat vijon të jetë aktive vetëm vatra në Vokopolë pasi ajo në lagjen Kala është shuar.
Në qarqet e tjera, disa vatra janë shuar ose mbahen nën mbikëqyrje, përfshirë ato në Korçë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier dhe Kukës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ministria e Mbrojtjessituata e zjarreve ne vendzjarret

