Lajme Zone
5 netë magjike me Festën e Birrës në Korçë/ Ja artistët që do të dhurojnë spektakël
KulturëCNA

5 netë magjike me Festën e Birrës në Korçë/ Ja artistët që do të dhurojnë spektakël

2026 shënon 20-vjetorin e Festës së Birrës në Korçë. Në kë...

2026 shënon 20-vjetorin e Festës së Birrës në Korçë. Në këtë edicion të 20, Festa e Birrës do të presë qindra mijëra turistë të huaj dhe vendas, besnikë të këtij eventi.

Këtë vit, Festa e Birrës në Korçë do të startojë në datën 12 gusht dhe do të zgjasë deri më 16 gusht.

5 netë magjike me këngëtarët më të mirë të momentit. Atmosfera e festës është shoqëruar çdo vit nga koncerte me artistët më të njohur shqiptarë.

Edhe në këtë edicion artistët më të dashur dhe në zë të momentit nuk do të mungojnë në Festën e Birrës në Korçë.

Festa e Birrës do të dhurojë 5 netë magjike nën tingujt e muzikës më të mirë shqiptare dhe artistëve më të mirë.

Në natën e parë më 12 gusht në Festën e Birrës do të përformojnë artistët Luiz Ejlli, Eranda Libohova dhe Ivi Adamou.

Në natën e dytë më 13 gusht do të performojë Lorenc Hasrama, Magic 4, Triantafillos.

Në natën e tretë më 14 gusht në Festën e Birrës do të performojë uragani i muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, Ledri Vula dhe artisti i mirënjohur Devis Xherahu.

Në natën e katërt do të performojnë vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri dhe David Dreshaj.

Në natën e 5 në Festën e Birrës në Korçë do të performojë këngëtarja shumë e dashur për publikun Dafina Zeqiri, Three Dots dhe Rilind Alimani.

Hyrja do të jetë pa bileta dhe këtë vit do të mbahet në Polin e Jugut, Drenovë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.