Perime të stufuara në tigan Përbërësit: LEXO edhe...Trung çokollate me biskota dhe fruta nga zonja Albana 300 gr lulelakër1 patëllxhan mesatar2 karrota1 qepë e madhe150 gr lakër e kuqe3–4 thelpinj hudhër4–5 lugë gjelle vaj ulliri100 ml ujë ose lëng perimesh1 lugë çaji rigon1 lugë çaji trumzë½ lugë çaji spec i kuq i ëmbëlKripë, piper i ziMajdanoz i freskët për servirjePërgatitja: Ngrohim vajin në një tigan të madh. Skuqim qepën dhe karrotat për 5 minuta derisa të zbuten. Shtojmë hudhrën, e përziejmë për 30 sekonda, shtojmë patëllxhanin dhe e gatuajmë 5–6 minuta. Më pas shtojmë lulelakrën dhe lakrën e kuqe. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon, trumzë dhe spec të kuq. Hedhim ujin ose lëngun e perimeve, mbulojmë tiganin dhe i lëmë perimet të stufohen në zjarr të ulët për 15–20 minuta, duke i trazuar herë pas here. Kur perimet të jenë zbutur, heqim kapakun dhe i lëmë edhe 2–3 minuta që të avullojë lëngu i tepërt. I spërkatim me majdanoz të freskët dhe i shërbejmë të ngrohta. MC/ReportTv.al zonjaalbana perime te stufuara ne tigan receta te shpejta shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 6331 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
