Lajme Zone
Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes me linket mashtruese në "WhatsApp"
TeknologjiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes me linket mashtruese në "WhatsApp"

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar ra...

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive "WhatsApp".

Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim.

Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të "WhatsApp". Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët:

Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të "WhatsApp" me askënd;

Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin "WhatsApp";

Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.