Një histori e vjetër dashurie dhe tradhtie po rikthehet në qendër të vëmendjes mediatike. Ojani Noa, burri i parë i Jennifer Lopez, ka dhënë një intervistë të fortë për The US Sun, ku pretendon se romanca e fshehtë e këngëtares me reperin Sean “Diddy” Combs ishte shkaku kryesor i shkatërrimit të martesës së tyre.
Sipas aktorit kubanez, martesa e tyre në fund të viteve '90 po shkonte shkëlqyeshëm, derisa J.Lo filloi punën për albumin e saj të parë, ku Diddy shërbente si producent.
Për shkak të angazhimeve profesionale Noa në Los Angeles dhe Lopez mes New York-ut e Miami distanca hapi rrugën për dyshime.
“Shoqëria nga hotele-t e Miami-t më merrte në telefon dhe më thoshte se i kishin parë bashkë. Jennifer e mohonte, por gjithçka shpërtheu kur pashë një foto të saj ulur në prehrin e Diddy-t,” është shprehur Noa.
Noa tregon se përballej shpesh me këngëtaren dhe se kjo situatë çoi në debate të ashpra. Ai rrëfen gjithashtu dy episode dramatike:
Përballja te festa: Gjatë një ditëlindjeje në Los Angeles, Noa pretendon se i është afruar Diddy-t duke e udhëzuar të largohej dhe e ka akuzuar drejtpërdrejt se po flinte me gruan e tij.
Tensioni te shtëpia e J.Lo: Noa pretendon se kur Lopez tentoi të shkëpuste marrëdhënien me Diddy-n, reperi nisi ta kërcënonte atë dhe familjen e saj. Në një rast, ai pretendon se Diddy shkoi te shtëpia e këngëtares duke bërtitur, ndërsa Jennifer i kërkoi ndihmë e frikësuar sepse reperi mund të kishte armë. Ngjarja përfi vetëm pas ndërhyrjes së policisë. 1997–1998: Jennifer Lopez dhe Ojani Noa qenë të martuar për vetëm një vit. 1999–2001: Lidhja e Lopez me Diddy-n u bë zyrtare pak kohë pas ndarjes nga Noa dhe zgjati deri në vitin 2001.
Gjatë kohës që ishin bashkë, Lopez dhe Diddy u përfshinë në një incident të bujshëm me të shtëna me armë në New York, ku këngëtarja u shoqërua nga policia, por u shpall e pafajshme.
Deri më tani, as përfaqësuesit e Jennifer Lopez e as ata të Sean “Diddy” Combs nuk kanë bërë ndonjë koment publik për të reaguar ndaj këtyre deklaratave.

