Lajme Zone
Seanca në Gjykatën e Posaçme për Laert Haxhiun, dëshmon Xhuljano Xhaferri: Flitet se ai dha urdhrin për vrasjen e vëllait tim
KulturëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Seanca në Gjykatën e Posaçme për Laert Haxhiun, dëshmon Xhuljano Xhaferri: Flitet se ai dha urdhrin për vrasjen e vëllait tim

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet këtë të martë seanca gjyqësore në ngarkim të Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet këtë të martë seanca gjyqësore në ngarkim të Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Ditën e sotme janë paraqitur dhjetëra dëshmitarë të thirrur nga prokurori i çështjes Behar Dibra, të cilët do të merren në pyetje nga të dyja palët dhe do të shprehin versionin e tyre përpara trupës gjykuese lidhur me disa episode kriminale të regjistruara në vend.

Dëshmi ka dhënë edhe Xhuljano Xhaferri. Xhuljano është vëllai i Fridman Xhaferrit, i vrarë disa vite më parë. “Kur ka vdekur vëllai, në vitin 2022, unë kam qenë në burg. Më marrin në komisariat, më pyesin nëse kam folur me vëllanë, por i thashë jo, sepse kam qenë në burg. Pas disa orësh u konstatua se ishte vëllai im ai që ishte vrarë. Kur dola nga burgu dhe shkova në shtëpi, pashë policinë duke bërë kontroll. Më shoqëruan dhe më morën në komisariat. Prindërit nuk i kam gjallë. Shkova te vjehrra të takoja nusen dhe djalin.

Nuk dija gjë fare për vëllanë. Policia më tha që është gjetur në Drenovë. Ne kemi qenë tre fëmijë: unë, Aleksandri dhe i ndjeri Fridmani. Aleksandri ka qenë në Greqi kur vranë vëllanë. Lulzim Spahia mori vëllanë, të ndjerin, bashkë me Kristi Bixhekun. Fridmani kishte bërë plan me Lulzimin dhe Kristin që të iknin njëherë në Korçë dhe më pas në Greqi. Fridmanin nuk e di kush e ka vrarë. Qamil Haxhiu, i ati i Laert Haxhiut, thotë që nuk ka dorë djali im. Nuk e di tani kush e ka bërë. Qamili ma ka thënë nga afër, se i kemi tokat afër njëri-tjetrit. U takuam në rrugë pas 1 muaji nga ngjarja dhe më tha: “Nuk ka bërë gjë djali im”. Qarkullonin fjalë që ka dhënë urdhër Laerti për të vrarë vëllanë tim”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet