Lajme Zone
4.5 milionë euro shpërblime për dhunuesit e protestuesve! Strukturat përfituese
PolitikëJOQ Albania

4.5 milionë euro shpërblime për dhunuesit e protestuesve! Strukturat përfituese

Qeveria shqiptare ka shpërndarë 446 milionë lekë të reja, ose rreth 4.5 milionë euro, në formë shpërblimesh speciale për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të fundit. Vendimi është miratuar përmes VKM-së nr. 787, datë 19 tetor 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Spending Data Albania, e gjithë shuma është ekzekutuar nga Thesari i Shtetit në dy transaksione, më 23 dhe 29 tetor 2026.

Përfitues të këtyre shpërblimeve janë disa struktura të Policisë së Shtetit, përfshirë Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, repartin special RENEA, Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik (QFMT), Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Antiterrorit. Në listën e përfituesve figurojnë gjithashtu Njësia e Sigurisë Shkodër dhe Komisariati i Policisë Berat.

Të dhënat financiare për secilin institucion përfitues janë të publikuara në databazën e hapur të organizatës AIS (Albanian Institute of Science), ku qytetarët mund të verifikojnë transaksionet dhe përshkrimet përkatëse të shpenzimeve. Shpërndarja e kësaj shume për shpërblime speciale ngre interes për transparencën mbi kriteret e përzgjedhjes së përfituesve dhe mënyrën e llogaritjes së pagesave.